“Gjarpri” i Kosovës sulmon Sali Berishën, detyrohet të fshijë në facebook revoltën e kosovarëve

 

“Gjapri” i Kosovës ka sulmuar Sali Berishën njeriun symbol të kombit dhe që bashkoi fizikisht Shqipërinë me Kosovën me një fjalor të huazuar nga Beogradi. Ushtaraku që në luftë i vendosën epitetin “gjarpri” për shkak të pabesisë ndaj luftëtatrëve të tjerë të UÇK-së ka hequr maskën dhe është ndërsyer në një sulm të pazakontë ndaj ish-Kryeministrit Berisha, i cili në asnjë rresht nuk e ka atakuar Thaçin, por vetëm është deklaruar publikisht se është kundër çdo skenari të ndarjes së Kosovës. Përse “gjarprit” i paska djegur deklarata e Berishës kundër ndarjes së Kosovës?
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është përplasur sot me ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Ky i fundit ka dalë kundër propozimit të Thaçit për rishikim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Deklaratat Berisha i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Të pranosh idene e ndarjes së Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër mbështet idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Në rajonin tonë, zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e një precedenti që kerkojnë serbet në Mitrovicë do minonte paqen dhe stabilitetin në mbare rajonin.’ – ka thënë Berisha në takim.
Pas kësaj deklarate është kundërpërgjigjur ashpër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Kosovës nuk i duhen këshilla nga ata që e kanë ndihmuar Sllobodan Milloshevicin, në vitet e luftës me Kosovën, duke i shitur naftë, në kohën kur Jugosllavia ishte nën sanksione. Thaçi shkon edhe më tej duke thënë se këshilla nuk i duhen as prej atij që ka strehuar Osama Bin Landenin dhe ka arrestuar Adem Jasahrin dhe komandantë tjerë të UÇK’së.
“Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.
Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria

ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës. Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”, thuhet në deklaratën Hashim Thaçit.
Presidenti i Kosovës ka disa ditë që i mëshon idesë së korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai nuk e quan ndarje të Kosovës këtë proces, ndonëse është e paqartë se si Serbia do të lëshojë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin që t’i bashkohet Kosovës, pa marrë veriun e Kosovës.
“Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB. Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacionit me Malin e Zi”, sqaron Thaçi në deklaratën e tij.
Por deri më tani s’kemi ende një qëndrim të qartë nga Ëashingtoni dhe Brukseli. As Tiranë zyrtare nuk ka folur rreth deklaratave të fundit të presidentit Hashim Thaçi. Kosova dhe Serbia janë prej disa vitesh në një proces dialogu me ndërmjetësimin e Brukselit, proces që pritet të përmbyllet vitin e ardhshëm.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me temën e shumë debatuar për një korrigjim të mundshëm të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Berisha është shprehur ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se është kundër korrigjimit të kufirit dhe Serbia s’mund të prekë asnjë pëllëmbë të tokave shqiptare.
Mirëpo pas reagimit të ish-kryeministrit Berisha, mbi korrigjimin e kufijve për Kosovën, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit Hashim Thaçi.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Thaçi ka sulmaur ashpër Berishësn duke thënë se Kosovës nuk i duhen këshillat e një njeriu ii cili është dëbuar me votë masive.
Duke vazhduar më tej presidenti Thaçi e ka konsideruar ish-kryeminstrin, një njeri i cili i ka shitur armë Millosheviçit.
Por gjuha e përdorur dhe akuzat e hedhura kanë acaruar qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilët e kanë sulmuar me sharje dhe duke dalë hapur kundër tij.
Por, një tjetër fakt që bie në sy, është se në postimin e Thaçit janë fshirë shumë komente të qytetarëve, të cilat mesa duket nuk i kanë pëlqyer presidentit të Kosovës. Fotoja e mëposhtme tregon që janë fshirë rreth 200 komente.
Pas deklaratës së bërë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kundër ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ka patur reagime të shumta nga politikanë shqiptarë dhe kosovarë, të cilët i kanë kritikuar kreun e shtetit të Kosovës.
Me anë të një reagimi në Facebook, deputeti demokrat Tritan Shehu, ka deklaruar se nuk ja vlen të merresh me njerëz që deformojnë hostorinë, ndërsa ka vlerësuar kontributin e madh që ka dhënë ish-kryeministri Berisha për popullin kosovar.