Ballina Kulturë Sopoti një perlë “e pazbuluar”, nga Ujëvara me shpellat karstike deri tek...

Sopoti një perlë “e pazbuluar”, nga Ujëvara me shpellat karstike deri tek rritja e kaprollit dhe maces së egër

Nga Agim BLLOSHMI

Një nga fshatrat e futur në listën e fshatrave turistike është dhe Sopoti që administrohet nga Bashkia e Prrenjasit. Falë natyrës së tij, Sopoti konsiderohet një nga zonat më të bukuara dhe më të pasura. Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira shpreson se ky vend do të bëhet i vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj.
Në Sopot mund të shkosh nga tre drejtime, 25 km larg nga Qukësi-Stravani, Polis-Sopot dhe rruga e tretë Elbasan-Zavalinë Sopot. Me larmi të florës dhe faunës, Spoti hyri në listën e 100 fshatrave turistikë. Në Spot ndodhet Ujëvara e Gostimës me shpellat karstike.
Pyjet janë shekullore dhe livadhe pa fund. Në lartësinë 800-1970 metra mbi nivelin e detit, pika më e lartë është maja e Gaferrit 1972 metra.
Sopoti është shpallur Zonë e Mbrojtur ne shkurt 1996. Në 155 ditë ka reshje shiu dhe bore që arrin deri në 2.5 metra. Një zonë me biodiversitet të lartë dhe ka mbi 110 lloje të bimëve medicinale.
“Ylli i Alpeve” rritet vetëm në Sopot dhe është i vetmi në Ballkan. Por këtu gjenden dhe mbi 40 bimë dhe specie në rrezik zhdukje dhe propozohen të futen në librin e kuq. Në këtë zonë rritet nga kaprolli deri te macja e egër. Nga burimet e malit të Gurit të Pëllumbit dhe Malësisë së Nenzës, si dhe Lumit të Shrebrenicës rrjedhin ujërat termale. Gjinkallat janë shoqërueset që nuk lodhen në këtë rrugëtim përvëlues.

Exit mobile version