Ballina Sport Nedved premton surpriza tek Juventusi

Nedved premton surpriza tek Juventusi

Përfundimisht, operacioni i madh në sinergji me Milanin, është sistemuar: Juventusi ka rikthyer Leonardo Bonuccin në Torino, pas vetëm një viti, ndërsa Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara janë veshur kuqezinj për kënaqësinë e tifozëve dhe Gennaro Gattusos.
Bardhezinjtë duken të vendosur për të krijuar të ashtuquajturin “ekip të menjëhershëm”, ose një ekip të aftë, që tani të luftojë dhe fitojë Champions-in, çka përbën ëndrrën ose maninë që zgjat prej 22 vitesh, kur ata arritën triumfin përfundimtar në këtë kompeticion, pas finales së fituar kundër Ajax.
Në këtë funksion, Juventusi është i etur për t’u përforcuar më tej, për të rritur normën e përgjithshme të cilësisë, një mision që nuk mbaron me blerjen e bujshme të Cristiano Ronaldos. Zv.presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Pavel Nedved, uke iu referuar merkatos, ka zbuluar për “Tuttosport”, pas fitores me penallti të miqësores kundër “MLS All Stars”: “Goditjet dhe surprizat nuk kanë mbaruar akoma…”
Ndoshta rekrutimet do të vazhdojnë në mesfushë, ku, përveç të madhit, ish-lojtarit bardhezi, Paul Pogba, vazhdon të ëndërrohet edhe Sergej Milinkoviç-Savic. Edhe presidenti Agnelli është i vendosur për të plotësuar një Juventus shumë konkurrues edhe jashtë Italisë. Në funksion të triumfit në Champions, me sa duket, disa surpriza ende mund të priten…

Exit mobile version