Inter mbetet “me gisht në gojë”!

Ai që sot nisi të qarkullojë si një lajm në shtypin spanjoll, nesër do të bëhet realitet dhe Arturo Vidal do të udhëtojë për në Barcelonë ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të prezantohet si mesfushori i ri i klubit katalanas, për të cilin do të paguajnë 30 milionë euro.
Pasi vendosi të largohet nga Bayern Munich, Vidal pritej që brenda javës të firmoste me Inter, pasi kishte dhënë “ok” për rikthimin në Serie A, ku ka qenë pjesë e Juventus deri në vitin 2015, por në bisedime u fut Barcelona dhe dëshira e futbollistit anoi nga ekipi i Ernesto Valverde.
Barcelona gjeti edhe gjuhën e përbashkët me Bayern Munich, që do të marrë 30 milionë euro për 29-vjeçarin, ndërsa menaxheri i tij Fernando Felicevich pranoi se kishte biseduar me Pep Segura, Eric Abidal dhe Ramon Planes, të cilët po punuan për kalimin e Vidal në “Camp Nou”.
Nesër pritet prezantimi i atij që do të zëvendësojë Iniesta dhe Paulinho, që u larguan nga Barcelona gjatë kësaj vere.
Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që Barcelona “vjedh” një futbollist që po i drejtohet Serie A. Përpara se të “befasonte” Inter për blerjen e Vidal, katalanasit e bërë diçka të tillë edhe duke marrë Malcom nga Bordeaux, pavarësisht se futbollisti kishte arritur një marrëveshje paraprake me Romën.