Vetëvritet bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj, mister shkaqet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet. Sipas informacioneve të para bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj është hedhur nga pallati. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë që ndodhi rreth orës 13: 16 minuta në Tiranë.
Informacioni paraprak i policisë së Tiranës, nuk jep shumë detaje për 37 vjeçaren Enkelejda Hallunaj, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.
“Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Hallunaj është gjyqtari që liroi nga burgu Arben Frrokun, vrasësin e komisarit Dritan Lamaj dhe u konfirmua dje në detyrë nga KPK duke kaluar vettingun.

auto 38391688 10156644815728537 3921573864466808832 n1533210267