Neymar shuan çdo thashethem

Neymar është tashmë pjesë e PSG-së. Pas tejkalimit të lëndimit të tij, që e pengoi ta mbaronte sezonin e kaluar me ekipin e kryeqytetit francez, por luajti në Kupën e Botës me Brazilin, sulmuesi u kthye në disiplinën e klubit të tij, ku u takua me bashkëlojtarët.
Ndër ta, edhe të rinj, si Gianluigi Buffon. Ylli brazilian pranoi se është shumë i lumtur që bashkohet me skuadrën e tij në stërvitje, ndërsa u takua me trajnerin e tij të ri. Pas largimit të Unai Emery, Neymar kishte kohë për të biseduar me Tuchel për disa minuta. Neymar përshëndeti shokët e tij dhe përqafoi në veçanti një nga nënshkrimet e fundit të PSG: portierin Buffon.
Neymar ka qenë një nga emrat e përfolur dendur këtë verë, se mund të largohej nga kampionët e Ligue 1. Lojtari në fjalë është ende dobësi e menaxhmentit të Real Madridit, por klubi i bardhë nuk do të bëjë gjëra të çmendura për ta marrë në “Bernabeu” këtë sezon.

neymar 1