Maks Velo tregon torturat në burg ndaj Lubonjës: E merrnin zvarrë në galeri…

Kanë vijuar edhe këtë të enjte protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, atje ku të pranishëm kanë qenë dhe arkitekti Maks Velo e analisti Fatos Lubonja.
Godina e Teatrit Kombëtar në vitet 45’ u përdor nga komunistët për gjyqet e para publike kundër armiqve të rrëgjimit, një fakt i cili u dokumentua përmes një videoje të publikuar në monitorin e organizuesve të protestës.
Më tutje, ka folur Lubonja i cili deklaroi se dhe atij i është bërë një gjyq i ngjashëm fals, ku miqtë e tij u dënua me pushkatim, ndërsa ai me burgim.
Gjyqi im dhe i shokëve të mi, që në fillim ishin komunist dhe pastaj ishin kundërshtar të regjimit. Për ne u organizua një gjyq farsë, dhe u dënuan me vdekje, ndërsa unë u dënova vetëm më burg. Për shokët e mi dënimi ishte shumë i rëndë, ata u pushkatuan, nuk u janë gjetur as eshtrat ende.”-tha Lubonja.
Më pas fjalën e ka marrë Maks Velo, i cili disa fjalë i ka drejtuar për mënyrën sesi është takuar e njohur nëpër burgjet e komunizmit me Fatos Lubonjën.
“Unë Fatosin nuk e njihja më parë, por u njoha në burg. Nuk arrita ta kuptoj se si ky njeri pati një fuqi të jashtëzakonshme. Çfarë bëri, tha unë nuk dal në punë, jam dënuar heqje lirie, jo punë të detyruar. E merrnin zvarrë, e çonin në galeri dhe ai nuk punonte. Pastaj e merrnin zvarrë dhe e çonin sërish në birruc dhe nuk u thye deri në fund”, tha Velo.
“Kur isha në Spaç nuk kam parë një qëndrim të tillë si i Lubonjës, ishte qëndrim heroik dhe me shumë risk. Sepse Fatosi tha: Unë nuk shkoj në punë, se jam dënuar me heqje lirie, jo me punë si skllav. Kjo ishte e rëndë për sistemin. Ishte i pari Fatosi që e tha këtë dhe për muaj të tërë i qëndroi, pavarësisht se e fusnin në birucë, e linin një muaj e nxirrnin ai akoma vazhdonte. Ai ishte person heroik, unë nuk jam i tillë,” tha Velo.