Berisha publikon fotot/ Ballshi i mbuluar nga bloza kancerogjene!

Ballshi po përjeton ditë të vështira. Ish-Kryeminsitri Berisha ka publikuar dy foto duket qyteti i mbuluar nga re tymi që dalin nga oxhaku i Uzinës së përpunimit të naftës. “Një mirëmëngjes për piktorin dështak nga Ballshi i mbuluar nga bloze kancerogjene”, shkruan në faqen e tij në Facebook, ish-Kryeministri Sali Berisha.
Ish-kryeministri ka publikuar dy foto të mbërritura në faqen e tij të Facebook nga qyteti i Ballshit, ku duket fare qartë ndotja.
Denoncimi i ish-Kryeministrit Berisha
Nje miremengjes per piktorin deshtak nga Ballshi i mbuluar nga bloze kancerogjene! sb
“Pershendetje doktor. Keto jan pamjet e ndotjes se uzines mallakaster qe ky popull po helmohet perdit. Ja nje nga ndotjet me te renda te natyrs qe i behet ktij vendi dhe qe populli mallakaster ha vetem ga qe shkakton kancer nga kjo teregje uzine qe ka ngele si kazan rakije dhe qe i besuari parties, Besnik Sula vodhi sa deshi e tani po e hane horrat e tjere. urdhero nje foto”.

ballsh2