Berisha: Vendim kriminal i vettingut, kjo është monstra që po lind në drejtësi

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas kalimit të Vettingut të gjyqtarit, Dritan Hallunaj I cili i dha pafajësi vrasësit Arben Frroku.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, ky është Hallun Veting apo Krim veting!
“Krye kreu Edvin Kristaq Rama pastron famozin gjykates Hallunin!
Gjykatesin, qe me urdher te Rames liroi ne sallen e gjyqit Arben Frrokun, ekzekutorin e provuar me pamje filmike, deshmitar okular dhe prova laboratorike te komisarit Dritan Lame!
Ky vendim kriminal i Edvin Kristaq Rames per gjykates Hallunin deshmon edhe nje here se vetingu eshte thjeshte nje hanxhar ne duart e tij!
Ky vendim te dashur miq tregon se cilat do te jene monstrat e drejtesise se ardhme te reformes orëelliane qe do vendosin per te drejtat tuaja, pra ata do te jene byrazere te vrasesve, hajduteve, plaçkitesve, perdhunuesve te qytetareve nen urdherat e Edvin Kristaq Rames!”, shkruan Berisha.
Dritan Hallunaj, gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda është konfirmuar në detyrë pasi ka kaluar Vetingun. Vendimi është dhënë sot nga KPK, e cila ka deklaruar se gjyqtari konfirmohet në detyrë.
Ndaj Hallunajt ka një ankesë nga ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për vendimin e dhënë në gjyq ndaj Arben Frrokut. Hallunaj vendosi për pafajësinë e Arben Frrokut, dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, bëri ankesë në KLD në vitin 2015. Llalla pretendoi se vendimi i gjyqtarit për Frrokun ka qenë i pabazuar dhe se ai ka bërë vlerësim provash të njëanshme.