Berisha: Ekzekutim politik ndaj gjyqtarit për shkak të vëllait të tij Arben Broci

Vrasesit po vrases mbeten!
Te dashur miq, me 2 prill te vitit 1991 hanxharet e krimit, me urdher te Ramiz Alise dhe xhelateve te tjere bllokmene, ekzekutuan Arben Brocin, anetarin e kryesise se PDSH per fajin e vetem sepse po protestonte paqesisht kunder vjedhjes se votes nga partia terroriste e Enver Hoxhes.
Sot pas 27 vitesh, me dt 31 korrik, banda kriminale e neo-bllokmeneve me ne krye Edvin Kristaq Ramen dhe ish ministrin e sigurimit te shtetit, autorin direkt te masakres se 2 prillit 1991, Gramoz Ruçi, ekzekutoi politikisht si armik klase vellain e Arben Brocit, gjykatesin e mirenjohur, anetarin e gjykates se larte, Arben Broci duke perdorur vetingun si hanxhar te luftes se klasave!
Kunder Arben Borcit, me porosi direkt te Edi Rames u mobilizuan te gjitha levat e narkoshtetit si narkopolicia, narko-DSIK, xhelatet e ish policise sekrete te Enver Hoxhes ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar.
Ish gjykatesit Artan Broci, me urdher te Rames iu kontrolluan ne seline e narko-Partise Siçiliste me dhjetra e dhjetra dosje gjyqesore dhe pasi nuk gjeten asnje defekt por vetem zbatim me ndershmeri dhe kompetence te ligjit, atehere ne nje akt banditesk ju refuzuan 250 dokumenta autentike, me te cilat ai provonte plotesisht te ligjshme çdo qindarke te pasurive te tij.
Sot Edvin Kristaq Rama dha vendimin e tij kriminal per te ndreprere karrieren dhe ekzkutuar politiksht nje nga gjykatesit me me reputacion dhe me me integritet te drejtesise shqiptare.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te Edvin Kristaq Rames, qe vazhdon qendrimin prej xhelati te eterve te tij mizore, shtoj se vrasesit po varses mbeten dhe bej thirrje per flakjen e tyre sa me shpejte nga pushteti. sb