Alarmi i BE: Shqipëria rast i paprecedent, 30% e prokurimeve pa garë

Gjykata Europiane e Llogarive, institucioni më i lartë i auditit në Bashkimin Europian ka analizuar procedurat e prokurimit në vendet e zgjerimit për vitin 2017 dhe ka gjetur se Shqipëria i zhvillon 30 për qind të prokurimeve publike pa garë nëpërmjet procedurës së negocimit.
Me tej institucioni europian i auditit vlerëson se, legjislacioni shqiptar në fushën e prokurimit nuk është plotësisht në përputhje me atë të BE në këtë fushë.
Gjithashtu ligji për procedurat e prokurimit publik nuk është në linjë legjislacionin e Shqipërisë për menaxhimin financiar. Sipas Gjykatës kjo rrit mundësinë e përdorimit të panevojshëm të procedurës me negocimin pa garë që për nga vetë natyra nuk është transparente.
Legjislacioni shqiptar i prokurimit publik lejon përdorimin e procedurave me negocim në rastet të cilat janë përcaktuar si emergjenca. Por nga ana tjetër legjislacioni lejon përdorimin e 12 argumenteve të ndryshme për përcaktimin e një rasti si emergjence.
Analiza e Gjykatës Europiane se sistemi elektronik nuk përdoret gjithmonë për procedurat me negocim edhe në rastet kur kjo do të ishte e mundur dhe e përshtatshme. Kjo zvogëlon transparencën e procedurës së prokurimit, cilëson auditi europian.
Gjithashtu Gjykata ka vënë re se në shumë raste ka interpretime të ndryshme të legjislacionit për prokurimin publik. /Monitor/