“Hazard, Courtois dhe Willian duan atë, që Chelsea nuk mund t’ua japë”

Chelsea rrezikon të humbasë Eden Hazard, Thibaut Courtois dhe Willian. “Blues” kanë shijuar suksesin e Premier League dhe “FA Cup” në vitet e fundit, por do të jetë pa konkursin e elitës europiane në sezonin 2018-2019.
Pasi ata mundën të siguronin vetëm vendin e pestë në sezonin e fundit të Antonio Conte në drejtim, trajneri i ri, Maurizio Sarri, ka marrë përsipër detyrën e rikthimit në majë të skuadrës në perëndim të Londrës.
Ai ka qenë në gjendje ta përmirësojë grupin, me Jorginho, një shtesë e dukshme cilësore, por spekulimet vazhdojnë të sugjerojnë që asetet e çmuara së shpejti do të joshen nga lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës.
Ish-mbrojtësi i bluve të Londrës, Melchiot, foli për talkSPORT-it mbi sfidat e transferimit, me të cilat përballet Chelsea gjatë përgatitjes për “Europa League”: “Ky është problemi, ata djem duan të luajnë në Ligën e Kampionëve. Ata duan të luajnë në një ekip që ka kualitet të mjaftueshëm për të synuar titullin e Ligës së Kampionëve dhe të Premier League.
Klubet si Real Madridi apo Barcelona nuk e kanë këtë problem. Dhe si lojtar, nëse je në një klub si Chelsea, nuk duhet të shqetësoheni as për këtë. Por, kur nuk je, atëherë duhet ta konsiderosh bashkimin me një klub tjetër.
Në fund të karrierës suaj doni të fitoni sa më shumë trofe që mundeni dhe bëni gjithçka që duhet për të arritur atje. Sigurisht që e doni klubin, në të cilin jeni, por gjithashtu duhet të kuptoni se si futbollist profesional ju gjykoheni nga numri i trofeve që keni në “palmaresin” tuaj.
Nuk mund të refuzosh Real Madridin dhe Barcelonën, sepse ato ju garantojnë të luani në nivelin më të lartë, kështu që është pothuajse e pamundur të mos i konsideroni ato, sidomos kur kaloni një kohë të vështirë me ekipin që jeni tani”.
Hazard ka lënë të kuptohet se do të bëjë një lëvizje diku tjetër këtë verë, ndërsa Courtois nuk e ka më sekret dëshirën e tij për t’u kthyer në Spanjë.