Thellohet bilanci i zjarrit në Greqi, 74 të vdekur dhe 187 të lënduar. Panik për emigrantët shqiptarë

Mësohet se ka shkuar në 74 numri i të vdekurve dhe 187 persona të lënduar nga flakët që përpinë Greqinë. Nga të dhënat e shërbimit të zjarrfikësve, mësohet se mes tyre ka dhe fëmijë.
Kryebashkiaku i Rafinës ka deklaruar se janë djegur 1500 shtëpi mbi 400 makina janë shkrumbuar nga flakët. “Kam frikë se numri do të jete më i madh. Mati u shkaterruar kam qe nga mengjesi që kontrolloj çdo shtëpi”, ka thënë ai.
Kujtojmë se përgjatë ditës së djeshme edhe gjatë natës, në tri zona të ndryshme të Athinës ‘shpërthyen’ 15 vatra zjarri, ku situata më dramatike ishte në fshatin bregdetar Mati.
Përveç dhjetëra të vdekurve në vende të ndryshme të periferisë së Athinës për shkak të zjarreve masive, ekipet e shpëtimit u tmerruan kur gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant, kjo edhe për shkak të bombolave të gazit.
Zjarri rënë në Greqi, i cili u shpërnda në 15 vatra, duke shkatkuar viktima në njerëz, është raportuar se një familje shqiptare ka humbur dhe dyshohet se ka ndodhur në zonën ku ka rënë zjarri.
Ish-drejtues i Federatës së Shqiptarëve në Greqi, përfaqësues i Organizatës ‘Jeta’ Etmond Guri, ka folur për gazetarin Alen Xhelili ka deklaruae se:
“Një familje shqiptare është e humbur. Ata kanë humbur kontaktet që gjatë natës dhe aksush nuk ka mundur të kontaktojë me ta.
Bëhet fjalë për dy prindërit dhe dy fëmijët, të cilët janë me origjinë nga një qytet i jugut të Shqipërisë.
Ata kanë një shtëpi 3-katëshe në këtë zonë. Nuk po jap më shumë detaje sepse nuk duam që të shkaktojmë panik”, është shprehur Etmond Guri.

mati12