Veliaj rrëzohet në Gjykatë, banorët e 5 fshatrave të Tiranës fitojnë betejën kundër ndotjes së ambientit

Banorët e 5 fshatrave të Tiranës kanë shënuar sot në Gjykatën Adminstrative fitoren e tyre ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjyqi për impiantin në Pezë Helmës është zhvilluar ditën e sotme dhe banorët e 5 fshatrave të Tiranës e kanë fituar këtë betjë ligjore kundër Bashkisë.
Banorët kishin ngritur padi për ndotjen e mjedisit. Gjykata vendosi në favor të banorëve, që të pezullohet puna e fabrikës për prodhimin e asfaltobetonit, që shkaktonte një dëm të konsiderueshëm në zonën përrreth.
Banorët shprehen të kënaqur me këtë vendim, ndërsa avokati Altin Goxhaj thotë se beteja ligjore do të vijojë deri ne bllokimin e plotë të punimeve të kësaj fabrike.
Rreth 12 mijë banorë të kësaj zone kur ndizet kjo fabrikë, thonë se vendi mbushet me tym dhe me erë të keqe. Fabrika nuk ka Lejen Mjedisore, por ka prova filmike që nga oxhaku del tym.
“Leja e Bashkisë është për të prodhuar beton dhe jo asfalt”, u shprehën banorët në dalje të Gjykatës.
“Sot kemi gjyqin administrativ kundër Lali Plehrit për genocidin që po i bën Pezë Helmës me impiantin e asfalto betonit të ngritur pa leje mjedisore në mes të fshatit, mes shtëpiave dhe vetëm 200 m larg shkollës 8-vjeçare!
Impianti prodhon hidrokarbure aromatike kancerogjene të vërtetuara nga Raporti Shkencor i përgatitur nga Sazan Guri!!!
Bashkia pretendon se nuk e ka ndez impiantin por ja ku janë provat e marra këtë javë të siguruar nga Fax News TV që do të përdoren në gjykatë”, shprehej pak para nisjes së seancës gjyqësore avokati Altin Goxhaj.