Opozita braktis Kuvendin, kërkon rivotim për Teatrin

Deputetët e PD-së dhe të LSI-së kanë lënë sallën e Kuendit, menjëherë pas fjalës së presidentes së Kroacisë, e cila ndodhet për një vizitë dyditore në vendin tonë. Opozita është larguar nga salla e Kuvendit në mnënyrë demonstrative për projektligjin për Teatrin.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, pak para se deputetët të linin sallën, kërkoi që të rivotohej projektligjin për Teatrin, duke e konsideruar të parregullt votimin e javës së shkuar.
Spaho u shpreh se, ne kërkojmë që të rivotohet projektligji për Teatrin, ai votim është nul.
“Ne këkrojmë të rivotohet ligji për prishjen e teatrit Kombëtar, pasi një deputetët e mazhorancës kishte votuar edhe për një deputetë të opozitës dhe kryetari i Kuvendit porositi të mblodhej Këshilli i votimeve dhe procedurave, që u mblodh dhe vërtetoi qëndrimin e opozitës që “votimi në emër të një deputeti të opozitës ishte kryer, pavarësisht pretendimeve të palëve se kush e kishte kryer. Sa kohë që ky votim ka qënë i parregullt, në përputhje me rregulloren dueht të përsëritet. Për rrjedhojë në emër të grupeve të opozitës unë vazhdoj të rikërkoj që të rivotohet ligji për Teatrin, pasi votimi ka qënë i parregullt. Për shkakun se ju nuk lejoni të korrigjohet ky veprim i gabuar nga ana e Kuvendit, në shenjë proteste ne do të largohemi nga kjo seancë pasi nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota edhe kur nuk ka nevojë për ta bërë këtë”, u shpreh Spaho.
Ndërkohë që seanca e sotme në Kuvend ka nisur me raportin vjetor të kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj, pë të cilin pyetja e vetme që u ngrit ishte ajo e ish-kryeministrit Sali Berisha, që e pyeste se ku kanë shkuar 1.2 miliardë eurot e shqiptarëve.

Spaho Edmond