I shumkërkuari nga Belgjika lëviz me makinë të blinduar në Shkodër, policia nuk e arreston sepse ka mbështetjen e Ramës

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një skandal pas një mesazhi të dërguar nga një punonjës policie nga Shkodra, i cili shkruan se, një ndër kriminelat më të rrrezikshëm në Shkoder Safet Bajri (Rrustemi) ka disa dite që shteti Belg e ka vendosur këtë person në listën e kriminelëve më të kërkuar në Interpol por në Drejtorinë e Policisë Shkodër nuk guxohet teë merret asnjë hap për arrestimin e tij, i cili qarkullon me makina të blinduara në Shkodër për shkak të lidhjeve të tij me Partinë Socialiste në veçanti direkt me Edi Ramën.
Postimi i Berishës në Facebook
Noriega miku dhe mbrojtesi kryesor i Bajreve!
Polici dixhital denoncon:
Policia nuk guxon te prek Safet Rrustemin per shkak te Edvinit!
Bajret jane mbeshtetes kryesor elektoral te piktorit deshtak!
“Mirmrama zoti Berisha!
Un qe po ju shkruaj jam nje punonjes i Policise Shkoder…
Dua te denoncoj se nje nder kriminelat me te rrrezikshem ne Shkoder Safet Bajri (Rrustemi) te cilin disa muaj me pare e keni denoncuar ne facebook tuaj…
Ka disa dite qe Shteti Belg e ka vendosur kete person ne listen e krimineleve me te kerkuar ne Interpol por ne Drejtorine e Policise Shkoder nuk guxohet te merret asnje hap per arrestimin e ketij personi i cili qarkullon me makina te blinduara ne Shkoder cdo dite per shkak te lidhjeve te tij me Partine Socialiste ne vecanti direkt me Edi Ramen i cili e ka Safetin dhe Bajret mbeshtjetjen kryesore elektorale dhe drekon e sajdiset ne lokalin e tyre se bashku me deputetin Luan Harusha i cili edhe ky ka lidhje shume te ngushta me Fisin e Bajreve…Ja dhe artikulli qe shkruan nje gazete belge per kete person.

Krimineli i kërkuar i Belgjikës, pronar plazhi në Velipojë. Media belge e cilëson Shkodrën si Palermoja e re.
“Ne kemi gjetur gjurmët e të shumëkërkuarit Safet Rustemi”.
Me këtë titull dhe me fotografinë e atij që ata vetë e cilësojnë si një ndër kriminelët më të kërkuar në Blegjike, media belge “La Derniere Heure” publikon shkrimin, sipas të cilit Safet Rustemi ndodhet në qytetin e Shkodrës, edhe pse është dënuar me 9 vite burg në Belgjikë.
Artikulli zbulon fakte të reja teksa pohon se Rustemi zotëron një nga plazhet më të frekuentuara të Velipojës, ku përdor në fakt mbiemrin Bajri.
“Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Policia federale e kërkon Safet Rustemin si një nga kriminelët më të kërkuar nga Belgjika.
Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi. Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një cifti. ‘Burhan Berçana dhe shoqja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba”. Shkodra, Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze.
Zoti Berisha edhe pse ne kerkim nderkombtar ky individ vazhdon dhe qarkullon cdo dite i lire neper Shkoder me nje S class te blinduar me targa Ruse…
Njerezit jan te tmerrum nga ky fis i rrezikshem i cili ka kryer me dhjetra vrasje apo gjobvenie ne Shkoder me bekimin e Partise Socialiste… JU LUTEM REAGONI”.

LEXONI KETU LAJMIN:
http://www.insajderi.com/e-quajne-kumbari-i-droges-safet-r…/

safet