“Borussia duhet të blejë patjetër ‘pisanjosin’ Mandzukic”

Borussia Dortmund është në kërkim të një sulmuesi me peshë dhe objektivi kryesor është Mario Mandzukic.
Megjithëse thuhet se Juventus e ka refuzuar ofertën e parë, Lothar Matthaus mendon se klubi gjerman duhet të vazhdojë të insistojë për shërbimet e tij.
“Për mendimin tim ai është mes pesë sulmuesve më të mirë në botë. Sidomos pas këtij turneu nuk duhet të fshihet pas emrave të mëdhenj si Lewandowski, Cavano apo Suarez,” shprehet ish-lojtari i Gjermanisë.
“Ai është i shpejtë, vrapon shumë, i fortë në luftën në ajër dhe inteligjent.”
Pikërisht një lojtar si Mandzukic i ka munguar Dortmundit sezonin e kaluar: “Ai i jep ekipit shpirt gare dhe mentalitet fituesi.
Ai i bën dëme kundërshtarit. Një pisanjos me kuptim të mirë. nëse i jepet mundësia, BVB nuk duhet ta humbasë si shans por të mundohet deri në fund. Megjithëse është 32 vjeç, ka akoma shumë për të dhënë”.

croatia wc