Banori nga Dibra ia përplas Ramës në fytyrë: Në rrugët me gropa humb kali me samar, ku janë lekët?!

Një banor nga komuna Luzinje e Dibrës ia ka përplasur Ramës në fytyrë për gjendjen e rënduar ekonomike në të cilën ndodhen të gjithë banorët e kësaj zone.
Agim Mura, shfrytëzoi komunikimin ballë për ballë me kryeministrin gjatë një takimi që ky i fundit organizoi sot në Kryeministri për “platformën e bashkëqeverisjes” për t’i ngritur edhe shqetësimin e mungesës së infrastrukturës rrugore në këtë zonë.
“Në rrugët tona Kryeministër, humb kali me samar në gropa”, tha ai, duke akuzuar administratën e komunës për abuzime me fondet.
Agim Mura: Nuk kam ardhur për t’u hequr njerëzve ndihmën ekonomike, por kam ardhur për të zbardhur një të drejtë. Edhe kur ngjet këtu shkallën, në fillim ngjet të parën, të dytën e me rradhë. Në komunën e Luzinjes ku jetoj unë në vend që të vendosin njerëzit në shkallë të parë, të shkallës së parë i kanë vënë në shkallën e fundit dhe të fundit në shkallën e parë. Kam shumë ankesa ndaj administratës së komunës. Janë bërë shumë të padrejta. Nuk kam ardhur të heq ndihmën ekonomike se në zonën ku jetoj unë janë të gjithë për ndihmë ekonomike. Fonde keni sjellë por me ardh atje me i pa rrugët tona humb kali bashkë me samar nëpër gropa. Nuk ka vënë njeri dorë, fondet kanë ardhur por lekët nuk e dimë ku kanë shkuar.

11 1531904400