Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është paraqitur sot para Komisionit të Informimit ku duhej të jepte sqarime për tenderin e dështuar të deftesave dhe faktin që ende 420 mijë nxënës nuk i kanë në duar.
Por, ministrja i konsideroi shpifje, akuzat e bëra nga PD, pasi sipas saj, dhënia e dëftesave ishte në proces dhe deklaroi se do ta çonte çështjen në Prokurori.
Nikolla tha: “I jam drejtuar prokurorisë për një akuzë që më është bërë publike, po kjo s’mund të jetë histori shpif shpif se di?ka do të mbete, por s’mund të jetë hisotir e njërëzve që po përkushtohen me shpirt. Edhe njëhërë e përsëris se nuk e dëgjuat.”
Vokshi: Kemi shqetësimin e fëmijëve që nuk i kanë marrë dëftesat dhe nuk mund të transferohen në shkolla të tjera. Më shpjegoni me shumë qetësi pse ne vazhdojmë të marrim mesazhe nga prindërit.
Nikolla: Përsërish edhe njëhërë falenderimin për një moment shumë të rëndësishëm në ligjin 1912. Zonja kryetare nuk do të çuditesha nëse do ta fillonit ndryshe këtë mbledhje, sepse mungesa e etikës ju karakterizon dhe unë do të ëprgjigjem me Linditën etike: Do t’i shkoj deri ën fund akuzave që janë bërë ndaj personit tim. Kjo ëhstë zgjidhje e një aprtie që ka humbur çdo kauzë. I jam përgjgijur në kohë maturantëve që u duhen çertifikatat dhe diplomat për jashtë shtetit. Ju gënjyet kur thatë se dëftesat do të shpërndahen në shtator, sepse procesi ka nisur.
Vokshi: Ja ku thuhet dëftesat do të shpërndahen në shtator sepse nuk kanë ardhur. Kemi mesazhet dhe u kemi hequr emrat e mësuesve që të mos u bëni keq. 420 mijë fëmijë janë pa dëftesa. Mësuesit prishën pushimet në shkelje të kontratës dhe i përcollën prapë se nuk ka dëftesa. Nuk mund të vini këtu të kërcënoni opozitën për pazaret tuaja. Tenderin kishit dy muaj kohë që duhet ta kishit përfunduar.
Ballina Aktualitet Nikolla pranon skandalin e dëftesave, Vokshi: Nuk mund të kërcënoni opozitën për...