Kante apo Willian, ja zgjedhja që ka bërë Barcelona

Barcelona është më së shumti e interesuar për të marrë mesfushorin francez N’Golo Kante se sa atë brazilian Willian, lajm që konfirmohet nga mediat britanike. Të dy lojtarët luajnë në Premier League me Chelsea, por të dy janë vënë në shënjestrën e skuadrës “blaugrana”, që kërkon të përforcohet për sezonin e ri. Por duket se në fund Barcelona do të zgjedhë vetëm njërin nga dy lojtarët dhe ai është kampioni i botës Kante.
Barcelona kërkon një lojtar që është i fortë fizikisht, mbron mirë dhe që mund të luajë para mbrojtjes. “Pas largimit të Iniesta, ne po kërkojmë një lojtar që t’i përshtatet më së shumti Busquets, i aftë të lëvizë taktikisht në fushë dhe Kante është më i saktë në këtë drejtim”, kanë thënë burime nga klubi spanjoll. Por vështirë se francezi do të lërë Chelsea pa një ofertë të mirë, ndaj kampionët e La Liga pritet të pagujnë 70 milionë euro për Kante.