Ironia/ “Toyota Yaris” e Ballës me dy thasët me euro mbërrin në Kuvend

“Toyota Yaris” me dy thasë me euro mbërrin në Kuvend. Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka shkuar sot me “Toyota Yaris” dhe me dy thaës me euro për të ironizuar deputetin e PS, Taulant Balla.
Ai ka zgjedhur që të ironizojë në këtë mënyrë kapjen e 3.4 milionë eurove pak ditë më parë në portin e Durrësit, që sipas PD-së i përkisnin njerëzve pranë qeverisë, dhe deputetit Taulant Balla.
Kjo pas akuzave të fundit të bëra nga opozita për lidhjen e mundëshme të drejtuesve të lartë të PS me paratë e gjetura në dy makina të tilla në portin e Durrësit dhe të bllokuar pas kërkesës së Interpolit nga policia shqiptare.
Dy makinat tip “Toyota Yaris” u ndaluan para pak ditësh në portin e Durrësit pas inoformacionit të dhënë nga Interpoli. Pas bllokimit të parave janë arrestuar katër shtetas lidhur me Tojotën me miliona euro që u kap dje në Durrës.
Kështu personat që janë arrestuar janë: Alban Mollaymeri (biznesmeni që do merrte makinat), Agim Çeka,(shoferi i kamionit) Edi Lika dhe Klevi Lika (babë e bir, pronar të një servisi që kryente dhe transport ndërkombëtar mjetesh).
Po ashtu janë të shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, të cilët policia i identifikon me inicialet A.I dhe E.I.
Të gjithë shtetasit e mësipërm ishin me banim në Tiranë, dhe sipas policinë në bashkëpunim me njëri tjetrin këta persona kanë sjellë Tojotat në portin e Durrësit.
Po ashtu Policia ka dhënë dhe shifrën zyrtare të parave të gjetura, që janë rreth 3.4 milionë euro dhe një sasi prej 80 mijë eurosh franga zviceriane.
Po ashtu katër personave të arrestuar u janë gjetur dhe amrë e tipit kallashnikov, një radio policie si dhe 7 paisje celulare.