Basha-Ruçit: Qetësoje zotërinë që po i dridhen leqet, të pijë atë që merr dhe të vijë në Kuvend

Opozita ka kërkuar sot në Kuvend pezullimin e punimeve derisa në seancë të mbërrijë kryeministri Rama, i cili duket se ka zgjedhur të vonojë pak.
Sipas demokratëve ata nuk mund të nisin dhe të diskutojnë lidhur me integrimin, sa kohë që përgjegjësi kryesor për dështimin nuk është i pranishëm në sallë.
Basha i tha Ruçit që ta marrë dhe ta qetësojë Edi Ramën, dhe më pas të vijë dhe të japë llogari në Kuvend.
Basha: Nëse zotëria po fshihet dhe po i dredhen leqet, merre qetësoje, të pijë atë që merr derisa të vijë këtu përgjegjësi për këtë që ka ndodhur integrimit të vendit.
Po menjëherë pas kryedemokratit ka pasur reagimin e tij dhe Taulant Balla, i cili është shprehur se vonesa e Ramës nuk është pa shkak. Sipas kreut të grupit parlamentar, vonesa e Ramës në seancë lidhet me një telefonatë që ai po kryente me kryeministrin e Belgjikës.
Po menjëherë pas kryedemokratit ka pasur reagimin e tij dhe Taulant Balla, i cili është shprehur se vonesa e Ramës nuk është pa shkak.
Sipas kreut të grupit parlamentar, vonesa e Ramës në seancë lidhet me një telefonatë që ai po kryente me kryeministrin e Belgjikës.