Ballina Aktualitet Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare, deputetët e PD vizitojnë ambientet, kërkojnë hetim nga...

Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare, deputetët e PD vizitojnë ambientet, kërkojnë hetim nga Prokuroria

Deputetët e Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi dhe Hekuran Hoxhalli vizituan sot Bibliotekën Kombëtare e cila upërmbyt para tre ditësh duke shkaktuar dëme kolosale. PD kërkon hetim për këtë skandal
Biblioteka dhe Bashkia u përmbytën nga punimet e këqija në Sheshin Skënderbej. 20 milionë euro nuk mjaftuan për kanalizimet.
Mungesa e shkarkimeve të ujërave nëntokësore, të punimeve në shesh, janë bërë shkak i përmbytjes dhe shkatërrimit të qindra titujve dhe materialeve në Bilbiotekën Kombëtare dhe në Arkivin e Bashkisë së Tiranës.
Denoncimi i bërë publik nga deputetët e Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi dhe Hekuran Hoxhalli, vë në dukje një tjetër skandal të investimeve nga Bashkia Tiranë.
“Punimet në shesh, përballë hyrjes së Bibliotekës ka bllokuar rrjedhjen e ujërave nëntokësore”, tha z.Gurakuqi i cili theksoi se i është drejtuar parlamentit me kërkesa të vazhdueshme për një Bibliotekë të re Kombëtare dhe të një Arkiv Qëndror modern.
“E kam kërkuar disa herë në Parlament dhe gjatë diskutimit të buxhetit të shtetit, por kemi hasur në vesh të shurdhët”, tha Gurakuqi.
Deputeti Hekuran Hoxhalli theksoi se qeveria po mundohet të shesë idenë se përmbytja erdhi nga reshjet e shiut, por e vërteta është krejtësisht tjetër, tha ai.
“Përmbytja me themel e Bibliotekës Kombëtare shkaktar ka investimet pa kushtin bazë në shesh, shkarkimin e ujërave, të cilat mungojnë. Kjo është arsyeja që 20 milionë euro investim, nuk mjaftojnë për të kryer fillimin e çdo pune publike, trajtimin e ujërave të shiut”, tha Hoxhalli, duke kërkuar hetim dhe ndëshkim për këtë abuzim.
Ai theksoi se Kryearkitekti diletant i Shqipërisë, kur “dhunoi” Sheshin Skënderbej nuk e la në duart e ekspertëve të inxhinierisë, por fantazisë dhe kapriçios së tij, tha Hoxhalli.
Biblioteka Kombëtare pas përmbytjes kishte mbyllur të gjitha hyrjet e saj, ndonëse deputetët demokratë kërkojnë prej ditësh të vëzhgojnë nga afër situatën?

Exit mobile version