Mos hapja e negociatave, LSI kërkon dorëheqjen e Ramës: Mos mbaj peng Shqipërinë!

LSI i kërkon kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen për të mos mbajtur peng interesat e Shqipërisë dhe procesin e integrimit.
Nënkryetari i LSI-së tha sot se Rama me arrogancën e tij po bën përpjekje për të paraqitur vendimin e Këshillit të Europës si fitore dhe ditë feste për Shqipërinë ndërkohë që është përpjekja e radhës për tu tallur dhe fyer shqiptarët.
Sipas tij dështimi i negociatave vjen si pasojë e mungesës dhe mos plotësimit të kushteve themelore që BE i ka vendosur vendit tonë. “Qytetaret shqiptarë paguajnë kostot e qeverisë së lidhur me krimin”.
Luan Rama i konsideroi përpjeketjet e qevrisë si një tallje me popullin. “Qendrimi i qeverisë tallje dhe fyerje për shqiptarët”. Gjithashtu ai ka kërkuar nisjen e dialogut me qeverinë pas largimit të Ramës.
“LSI ka kërkua institucionalizimin për dialog poltik, jo vetëm për negociatat, por për të krijuar një realitet tjetër për Shqipërinë.
Por ne nuk gjetëm dialog, por shpifje dhe abuzime nga kjo qeveri. Duke marrë shkas nga ky qëndrim i Ministrave Eruopian, ajo që duhet të bëjmë është të fokusohemi tek zbatimi i ligit dhe efiçenca e reformes në drejtësi.

LSI apelon për dilaogë poltik, në këtë mënyrë mund të plotësohen kushtet për çeljen e negociatave.
Përpjekja djallëzore për të fshehur gjithë këtë dështim pas akuzave të kryeminsitrit për ta quajtur esadizëm nuk ëhstë tjetër përvecse shprehje e arrogancës, papërgjigjëshmërisë, për t’ia faturuar kostot e qeverisjes së krimi, opozotës, duke bërë një qasje të papërgjegjëshme.
T’i japësh opozotës meritën e këtij ndikimi ka të madh në vendimarrjen e ministrave të KE do të thotë të fyeshë vetë BE sepse ata kanë misione që punojnë këtu e sistem të tërë ëpr të njohur situatën. Ndaj vendimi për të mos ecelur negociatat është në fakt reflektimi i sjelljes ë papëergegjshme dhe në eventurë nga ana e qeverisë shqiptarë shqiptare”.
Rama shtoi se qëndrimi i BE-së e thotë qartë që nuk mund të ketë çleje negociatash nëse vazhdon kjo llojë qeverisje.
“Duhet të jemi të vendosur për luften kundër krimit të organizuar dhe kundër drogës. Shqipria nuk mund të etiketohet si një vend I cili cënon poltikat eropiane”, përfundoi Luan Rama.