Ballina Kulturë Dash Shehi i bashkohet protestës së artistëve: Po bëhen 3 vjedhje nga...

Dash Shehi i bashkohet protestës së artistëve: Po bëhen 3 vjedhje nga Rama-Veliaj!

Artistët kanë vijuar sërish protetsën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar për të mos e shembur. Ata në fjalën e tyre janë shprehur se Teatri Kombëtar nuk duhet të shembet dhe qytetarët duhet të mbështesin kauzën për të mos shembur Teatrin Kombëtar pasi është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore.
Ndër ata që foli ishte dhe kreu i LZHK-së Dash Shehi i cili në fjalën e tij përgëzoi artistët dhe qytetarët që po bëjnë rezistencë për të mbrojtur Teatrin Kombetar.
Kjo ka qenë një lëvizje e madhe dhe është e qytetarëve, një betejë civile që Shqipëria nuk e ka patur, ajo e armëve kimike dhe e Teatrit janë, të tjerat kanë qenë në politike. Shpresoj që t’ja dilni me sukses por si do që të jetë ky është një sukses, qytetarë që dalin për të mbrojtur Teatrin”, tha Shehi.
Ai tha se me shembjen e Teatrit Kombëtar po vidhet trashëgimia kulturore, trualli por edhe shpresa e qytetarëve.
“Është një vjedhje e kësaj arkitektonike, vjedhje materiale dhe vjedhje e shpresave të qytetarëve, po përfundojmë këtu në një sistem që po shkon në dhunë psikologjike. Pse çfarë është ketu mor, jemi në mes të europës. Po qemë bashkë jemi më të fotë dhe ata njerëz vetëm forcën paskan paraysh”, tha ndër të tjera Dash Shehi.

Exit mobile version