Daliç kursen yjet kryesore kroate kundër Islandës

Zlatko Daliç planifikon që të luajë kundër Islandës me ekipin rezervë pasi që tashmë kombëtarja kroate ka siguruar vendin e parë në grupin D.
Trajneri kroat ka vendosur që t’i pushojë disa yjeve të kombëtares dhe t’u jep mundësi lojtarëve të tjerë që kanë pasur më pak minuta në fushë.
“Kalkulimet nuk janë të mira, por ne me siguri se nuk do të bëjmë këso llogaritje. Nuk mërzitem me ekipet e tjera, por lojtarët e mi nuk i ndaj dhe të gjithë e përfaqësojnë Kroacinë”.
“Kushdo që paraqitet, do të thotë se luan Kroacia. Mendoj se ne mund të marrim një rezultat të mirë ndërsa formacionin do ta publikojmë një orë para kohe”, shtoi trajneri kroat.
Kroacia ka gjasa të mira të takohet me ekipin e vendit të dytë të grupit C, ku aktualisht në këtë pozitë gjendet Danimarka.
Theksojmë se Islanda është në garë për fazën eliminuese, ka numër të njëjtë të pikëve si Argjentina (një), kështu që fitorja eventuale mbi kroatët do ta gjejë veten në raundin e ardhshëm të Kupës së Botës.

7884506805b31f4685e479513934788 640