Ballina Politikë Berisha reagon ashpër: Janë turpi i Shqipërisë dhe Europës, paraqesin dështimin si...

Berisha reagon ashpër: Janë turpi i Shqipërisë dhe Europës, paraqesin dështimin si sukses

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër në lidhje me reagimin e qeverisë për mos hapjen e Negociatave për Shqipërinë nga BE dhe shtyrjen me 1 vit vetëm nëse do të përmbushen kushtet.
“Me Ramen nuk ka integrim!
Nje deshtim i plote dhe i merituar i Norieges dhe Narkoshtetit te tij!
Te dashur miq, pasi kishin premtuar hapjen pa kusht te negociatave ne qershor te vitit 2018, narkoqeveritaret me ne krye Noriegen moren sot per te dyten here kartonin e kuq mos hapjen e negociatve me BE!
Me gjithe kete, Noriega dhe narkoministrat e tij, si horra dhe funderrina, per te mashtruar shqiptaret me gojen e Ditziut shprehin gezim dhe servirin si sukses vendimin per shtyrjen dhe vendosjen e kushteve per hapjen e tyre ne fundin e vitit 2019 siç thote deklarata e Keshillit te Ministrave.
Kesaj i thone te konsiderosh deshtimin sukses! Keta nuk kane fytyre, moral as dinjitet! Jane turpi i Shqiperise, Ballkanit dhe Europes!”, shprehet Berisha.
Në një reagim të mëparshëm Berisha shkruante se, ministrat e Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Europian votojne ne Luksemburg kunder hapjes se negociatave me Shqiperine! Ato vendosin si kushte per hapjen ne qershorin e vitit 2019:
-rezultatet ne luften kunder krimit te organizuar
-luften kunder korrupsionit dhe
-rezultate ne reformen ne drejtesi
Rezultatet do te verifikohen nga Keshilli i Ministrave te Bashkimit Europian! Me Ramen nuk ka integrim! sb

Exit mobile version