Mashtrimi i ri; s’do preket territori i Teatrit? Jo vetëm preket, por i vidhen 6 mijë metra katrorë truall

Gjatë dëgjesës me artistë, arkitektë dhe inxhinierë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije tërheqjen nga një marrëveshje për teatrin e ri, që prek truallin, aktualisht në pronësi të Teatrit Kombëtar.
Duke folur para artistëve, Veliaj tha se ishte dakort që “asnjë centimetër e truallit të mos prekej” dhe se në hipotekë Teatri aktualisht ka 5200 metra shesh, ndërsa ndërtesa përfshin 1200 metra. Në projektin e ri, Teatri do të ketë 9000 mijë metra katrorë tha Veliaj, duke i premtuar artistëve shumëfishimin e hapësirës në dispozicion.
“5200 metra katrorë shesh ka teatri, ndërtesë me hipotekë godina ka 1200 metra katrorë. Gjurma e këtij projekti është 3200 metra e projektit, por ti nuk ndërton në 3200 metra sepse do ruash edhe hapësirën.
Tani do shkoni nga 3000 në 9000 metra katrorë. Ose 9-fish ose 3-fish do shkoni. Nuk do të zihet hapësira e gjitha se do ketë distancë” u shpreh Veliaj.

Në nisje të dëgjesës, aktori Artan Imami lexoi një deklaratë, e cila përfshinte si propozim ngritjen e një teatri të ri dhe mosprekjen e asnjë centimetri të treuallit nga ndërtimet e kompanisë private. Pikërisht këtë deklaratë, Veliaj tha se ishte i gatshëm ta firmoste bashkë me artistët, duke u tërhequr nga proopozimi i parë, sipas të cilit ndërtimi i kompanisë private që do të paguajë për teatrin e ri, do të ndërtonte edhe në truallin e teatrit.
Velina e Ramës ka nisur një taktikë të re të mashtrimit të artistëve. Ai thotë se nuk do të preket territori i Teatrit, por toka që Bashkia ka në pronësi do ti jepet Ramës për ndërtimin e kullave të tij personale. E thënë ndryshe, nëse godina e Teatrit ka një sipërfaqe 1200 metra katrorë, atëhere po kaq do ti ruhet Teatrit.
Projekti parashikonte që privati të marrë të gjitha zonën përreth teatrit kombëtar, një sipërfaqe toke e cila është 7 mijë e 500 metër katrorë duke përfshirë dhe parkingun e bashkisë. Kompania do të ndërtojë teatrin e ri në një sipërfaqe prej 1 mijë e 200 metrash katrorë dhe do të përfitojë falas gjithë pjesën tjetër prej afro 6 mijë metrash katrorë të tokës publike në zonën më të kërkuar të Tiranës, mbi të cilën do të ndërtojë katër kullat që do të thotë se sipërfaqja e sotme e teatrit do të zvogëlohet.