Ballina Aktualitet Gazetari thirje të fortë Arta Markut: “Zgjohu moj, zgjohu!!!”,

Gazetari thirje të fortë Arta Markut: “Zgjohu moj, zgjohu!!!”,

Gazetari Flamur Vezaj, i ka bërë thirrje prokurores së Përgjithshme Arta Marku, që të reagojë dhe të nisë hetimet për dëmet e shkaktuara në Biblotekën Kombëtare nga përmbytja e disa ditëve më parë.
Me anë të një postimi në Facebook, Vezaj shkruan se si mund të qendrojë në heshtje Prokurorja e Përgjithshme kur për 30 minuta shi u shkaktua një dëm kaq i madh në Biblotekën Kombëtare.
“Si mund te mos nis nje hetime per “shperdorim detyre” me pasoja te madh ndaj shtetit per te gjithe ata zyrtare te Bashkise qe pranuan dorezimin e punimeve te sheshit Skenderbej te cilet kishin per detyre te kontrollonin punimet mes tjerash edhe per shkarkimin e ujrave!”
Stausi i plotë
Prokurore zgjohu nga gjumi mos ke frike!
Kur u zgjodh me 69 votat e deputeteve te mazhorances mes flakadaneve e tymuesve, shume thane se sa e ftohte dhe e pandjeshme u tregua prokuroria e perkoheshem A.Marku! Por kjo pandjeshmeri vazhdon ta shoqeroi edhe kur plasin skandale te medha duke mos reaguar! Dhe kjo u vu re edhe te rasti i audioregjistrimit te vellait te Ministrit qe pas disa ditesh nga publikimi ajo nisi hetimet etj etj! Por ajo qe po ndodh tani eshte e tmerrshme!

Si mund te qendroi ne heshtje dhe te mos reagoj, kur per 30 minuta shi u permbyt Tirana! Jo jo nuk po flas per zona qe dihet qe cdo reshje permbyten dhe duhet te kalosh me varke por per BIBLOTEKEN KOMBETARE! Si mund te rri ne heshtje prokuroria e pergjithshme per nje dem kaq te madh!
#Si mund te mos nis nje hetime per “shperdorim detyre” me pasoja te madh ndaj shtetit per te gjithe ata zyrtare te Bashkise qe pranuan dorezimin e punimeve te sheshit Skenderbej te cilet kishin per detyre te kontrollonin punimet mes tjerash edhe per shkarkimin e ujrave! Ujra te cilat nga keqpunimet e kryera permbyten arkiven e BIBLOTEKES KOMBETARE (si asnjehere me pare) duke shkaterruar qindra tituj librash! Jo vetem kaq, por edhe permbytjen e vet Bashkise se Lali Erit dhe dokumenteve te rendesishme te ketij institucioni, e per prokuroren e perkohshme nuk ka veper penale!!!! Zgjohu moj zgjohu!!!
#Eshte e turpshme qe edhe kjo si gjithe paraardhesit e saj, nuk merr iniciative te ndeshkoj zyrtaret e Bashkise si ne Tirane ashtu edhe ne rrethe per shkaterrimin e kolektoreve me ndertimet pa kriter duke lejuar keshtu qe shkaterrimet te vazhdojne edhe sot!
#zgjohu_prokurore_zgjohu_dhe_vepro#

Exit mobile version