Ballina Sport FIFA rrëzon Serbinë për dy “shqiponjat”, Xhaka dhe Shaqiri do të luajnë...

FIFA rrëzon Serbinë për dy “shqiponjat”, Xhaka dhe Shaqiri do të luajnë ndaj Kosta Rikës

Lajme të mira për përfaqësuesen zvicerane. Dy ditë përpara ndeshjes së fundit të fazës së grupeve ndaj Kosta Rikës, FIFA ka vendosur kundër pezullimit të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.
Gjithsesi, dy lojtarët me origjinë kosovare janë gjobitur me 10,000 franga zvicerane.
FIFA ka vepruar sipas nenit 57 të rregullores së disiplinës për sjellje anti-sportive.
Si Xhaka, ashtu edhe Shaqiri kanë festuar me shqiponjën shqiptare.
Ndërkohë janë dënuar edhe serbët. Federata serbe e futbollit është dënuar me 50,000 euro gjobë për arsye se tifozët kishin mbajtur banderola diskriminuese.
Nga dënimi ka shpëtuar edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichsteiner, i cili bëri edhe ai shqiponjën në shenjë mbështetjeje për shokët e ekipit.
Federata Serbe kishte kërkuar që FIFA të reagonte ndaj këtij gjesti. FIFA e mori parasysh një kërkesë të tillë dhe nisi hetimin. Nëse do të dënoheshin, dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës dhe kapiteni i saj do të mungonin në dy ndeshjet e ardhshme të Botërorit.
Zvicra, që ka 4 pikë pas barazimit me Brazilin dhe fitores me Serbinë, do të luajë ndeshjen e fundit të grupit me Kosta Rikën.

Exit mobile version