Protesta e artistëve: Shembja e Teatrit, një hajdutëri i e pastër!

Protesta e artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka vijuar edhe sot. Gjatë protestëst së sotme kanë marrë pjesë dhe dy pedagogët Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët kanë treguar se dhe ata janë me artistët.
“Një hajdutëri i e pastër, dhe një goditje që i jepet artit. Nëse ky teatër shembet, i bie që është kryer një përdhunim publik që është bërë në sy të të gjithëve. Qeveria duhet ta mbronte ta subvenciononte. Nëse shoqëria e fiton këtë betejë do të thotë se është ftuar një betejë me demokracinë dhe me standardet e tjera”, u shpreh Agron Gjekmarkaj.
Pedagogu Mark Marku u shpreh se, Teatri është thelbi i qytetërimit.
“Kjo është një rezistencë me rrathë koncentrik, nuk janë numrat gjithmonë ato që vendosin. Ju po mbroni dhe me këtë që po bëni. Teatri është thelbi i qytetërimet. Mua më vjen mirë që shikoj se artistët, janë bashkuar edhe pse kanë shumë ndasi.
Vetë ideja për Teatrin e ri është fyese. Kur merret një vendim për këtë zhvendosje. Në kuptim simbolikë, tregon se çfarë po na ndodh ne si shoqëri. Fakti që është e vjetër është argument për tu mos prishur ky teatër. Artistët po humbasin veten e tyre, ndërsa ne po mbrojmë veten. Nuk po mbrojmë artistët, por po mbrojmë veten. Artistët po i japin dinjitet këtij vendi.
Unë mendoj se ju keni fituar, ata nuk e shembin dot Teatrin. Edhe 3 veta të jemi këtu, nuk e shembin dot se do ta shikojnë të gjithë dhe për këtë ata kanë frikë”, u shpreh Mark Marku.

auto marku dhe gjekmarkaj1529690474