Ballina Politikë Vendimi dramatik i Gjermanisë, rezolutë kundër Ramës për negociata, Basha: Jo vetëm...

Vendimi dramatik i Gjermanisë, rezolutë kundër Ramës për negociata, Basha: Jo vetëm kushte, por edhe kontroll

Kryetari i PD, Lulzim Basha duke folur në seancën e parlamentit është shprehur se mazhoranca gjermane ka vendosur që jo vetëm të mos hapen negociatat për Shqipërinë, por do t’i vendoset edhe një ekip kontrolli, pasi Edi Rama ka gënjyer për të gjitha.
Basha u shpreh se vendimi gjerman është marrë mbrëmjen e djeshme dhe Edi Rama është informuar për këtë gjë.
Pjesë nga fjala e Bashës në Parlament
Sot në këtë senacë në mënyrë të përsëritur prej më shumë se 8 javësh, kjo mazhorancë dhe qeveri e falimentuar po përpiqet të japë ëprshtypjen se gjithçka ecën normalisht. Edi Rama mbrëmë është informuar , sikundër jam informuar edhe unë, për një ngjarje të hidhur dhe me pasoja të tmerrshme për fatin e negociatave, për fatin e integrimit europian të Shqipërisë. Por ai ka ardhur ëktu të bëjë të paditurin apo më keq akoma ta fshehë atë apo ta manipulojë përmes mediave të kapura prej gryke me favore, joshje dhe shantazhe qeveritare.
Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit franko-gjerman dhe takimit Merkel-Macron, kristiandemokratët dhe kristiansocialët gjermanë , aleatët, partia jonë simotër, anëtare e PPE dhe socialdemokratët gjermanë, aleatët dhe partia simotërt e Partisë Socialiste dhe anëtarë të Partisë Socialiste Europiane, kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë.
Ashtu si Edi Rama e di fare mirë, lajmi nga ky rakordim është më keqi që shqiptarët prisnin, por është verdikti gjerman është vendimi i mazhorancës gjermane. Edi Rama ka gënjyer, nuk i ka bërë detyrat, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.
Në këtë rezolutë për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen vetëm kushte, por edhe një kontroll sepse Edi Rama ka gënjyer deri më sot.

Exit mobile version