Suedia provokon Gjermaninë: “Meksika më e fortë, gjermanëve u bëjmë shumë gola”

Përballja e të shtunës mes Suedisë, fituese e duelit të parë ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 1-0 dhe Gjermanisë së mundur nga Meksika me një gol, është një duel përcaktues i vërtetë. Deçiziv, njëri kualifikohet, tjetri eliminohet. Suedezët që kanë në anën e tyre dy nga tre rezultatet, pasi eliminuan Holandën dhe Italinë, tashmë ëndërrojnë edhe surprizën e radhës. Për ta realizuar do të tentojnë të ndërpresin sa më shumë lojën, për të ndaluar gjermanët që të ngrenë ritmin. Humbje kohe dhe provokime. Për të thënë të drejtën këto të fundit kanë nisur që tani.
Mesfushori suedez Durmaz majde ka injoruar tërësisht gjermanët, duke konfirmuar se nuk është Gjermania ajo që e shqetëson, por Meksika, të cilën e konsideron si rivalen më të fortë të grupit. “E kam deklaruar edhe në të kaluarën, madje e konfirmoj edhe tani: kundërshtari më i fortë në grup është Meksika. Nëse jemi kompakt në mbrojtje, atëherë gjermanët do të nervozohen lehtësisht dhe për ne kjo gjë do të jetë një avantazh”, deklaroi Durmaz. Në të njëjtën linjë kërcënuese ndaj Gjermanisë ishte edhe Emil Forsberg, trekuartisti i Leipzig, si njohës i mirë i gjermanëve: “Kundër Koresë së Jugut mund të shënonim më shumë gola, por do t’i realizojmë kundër Gjermanisë”.