Berisha: Vendi në udhëkryq dramatik, revoltë popullore për largimin e Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se, e vetmja rrugë për largimin e kryeministrit, Edi Rama, që e cilëson klikë që ka krijuar një narkoshtet, është revolta popullore përfshirë dhe dhunën.
Në një intervistë për Ora News, Berisha, thotë se vendi është në një udhëkryq dramatik, ku kanë rënë të gjitha institucionet.
Ish-kryeministri është i bindur se Shqipëria nuk do hapë negociatat me Bashkimin Evropian pa kushte, e kjo tha ai, i është komunikuar nga miqtë ndërkombëtarë.
Refoma në drejtësi, tha ai, mbetet problemi kryesor i vendit tonë, ndërsa e cilësoi si grusht shteti.
Vendi tha ai qëllimisht ka mbetur pa gjykata dhe për këtë krahas kryeministrit akuzon ashpër Ambasadorët Lu e Vlahutin.
Duke komentuar debatin për kampin e refugjatëve, Berisha tha se pranimi do të ishte një vetëvrasje për Shqipërinë dhe do ta kthente vendin pëllëmbë e krim.
Në intervistë, Berisha komentoi edhe marrëveshjen e detit me Greqinë, ku tha se Rama po i bën Shqiperise aktin me te rende qe nga themelimi i saj.
Ai foli per informator që ka brenda grupit negociator, ndërsa me beninje u shpreh se marrëveshja i është dorëzuar e gatshme kryeministrit Rama dhe nuk është lejuar negociimi i saj.
Një paralajmërim kishte dhe për shtetin grek.
Duke folur për marrëdhënien e opozitës me parlamentin, ai i qendron idesë së djegies së mandateve ndërsa tha se mendon lënien e mandatit.
Përsa i përket Partisë Demokratike, ai tha se problemi kryesor i saj mbetet organizimi.
Berisha komentoi dhe akuzat e ish-rojes së tij Izet Haxhia, i cili u ekstradua ditë më parë, duke theksuar se ai është një vrasës dhe sipas tij Rama e solli për ta përdorur politikisht.