Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Tiranë, i plagosuri i mbuluar me gjak lihet...

Aksident i rëndë në Tiranë, i plagosuri i mbuluar me gjak lihet gjysëm ore në rrugë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, vetëm disa metra larg Spitalit ‘Nënë Tereza’ tek Shkolla e Bashkuar në Tiranë, ku një 50 vjeçar është përplasur nga makina.
Por pavarësisht se ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm disa metra larg spitali, autoambulanca apo ndihma mjekësore për 50 vjeçarin është vonuar. Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se 50 vjeçari B.M, ka qëndruar për 30 minuta i shtrirë në mes të rrugës dhe askush nuk i ka ardhur në ndihmë.
Ndërkohë që pamjet e rënda tashmë janë publikuar edhe në rrjete sociale, ku shihet në rrugë i plagosuri i cili është i mbuluar i gjithi në gjak.
Burimet e policisë bënë tëd itur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:18, në rrugën e “Dibrës”.
Sipas policisë, mjeti targë AA218TB me drejtues shtetasin E. H., ka aksidentuar këmbësorin B. M., rreth 50 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Exit mobile version