Rezistenca për Teatrin/ Regjisorja thirrje qytetarëve: T’i urinojmë në fytyrë diktatorit Rama

Vijon të jetë e nxehtë çështja e Teatrit Kombëtar, teksa në shumicë dërrmuese artistët janë shprehur kundër prishjes së tij. Ndërkohë në protestën e zhvilluar dje një thirrje të fortë ka bërë dhe regjisoria Sesilia Plasari.
Regjisorja kërkoi që ambienti i Teatrit Kombëtar të kthehet në një vend rezistence ku njerëzit të kërcejnë dhe të vallëzojnë mbi fytyrën e diktatorit, si dhe të gjuajnë dhe urinojnë mbi të, duke iu referuar këtu fytyrës së Ramës.
“Unë kam një imazh tjetër, sikur kjo pjesë këtu, ky vend këtu të bëhet një festival ose vend rezistence ku njerëzit të kërcejnë, të vallëzojnë me njëri-tjetrin mbi fytyrëne diktatorit ku njerëzit do mund të argëtohen duke vënë shënjestra dhe të qëllojnë me armë jo të vërteta mbi fytyrën dhe portretin e diktatorit, ku njerëzit të mund të kënaqen duke urinuar sic urinonim dikur në kushtin e ish-diktatorit”, deklaroi dje Plasari.
Në protestën e djeshme aktori Roland Trebicka gjatë fjalës së tij i bëri thiirrje Rëmës të shkojë të hajë makarona poshtë urave prapë në Francë.
“Është abuzuar se komuniteti i aktorëve është i përçarë, këtu ka diversitet mendimesh dhe jo përçarje. Por në këto mendime bëhet diferenca kush është këllirë dhe kush është dinjitoz, por dhe këllira ka nivel të lartë inteligjence.
Duhet të jesh shumë inteligjent ta kuptosh. Fal atij takimi dje, ne jmei sot këtu, të gjitha u thanë dhe gjithsecili tha mendimin e tij.
Ne jemi një brezë një plejadë, si Berti, Romiri, Beni, Laerti, Aleri, në falni që fola greqisht, më flani. Bisedonim me njëri tjetrin para disa ditëve që këta e kanë ndarë mendjen që këta e kanë bërë, por ne me njëri tjetrin menduam se dhe nëse këta e bëjnë ne do flemë të qetë që këta janë këllira. Le të shkojnë hanë makarona poshtë urave prapë në Francë”, u shpreh Trebicka.