Denoncimi: Avioni me drogë u ngrit nga Tepelena në drejtim të Italisë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar foton e një avioni të vogël që sipas informacioneve të tij ishte mbushur me drogë. Denoncimi i Berishës është bërë pas mesazhit të marrë nga një qytetar, i cili shkruan se, avioni u ngrit nga Tepelena në drejtim të Italisë.
‘Tepelena përsëri kryeqytet i kanabisit në Europë! Narkoflota çdo ditë transporton mallin drejt Italisë!’, shkruan Berisha.
Mesazhi i mbërritur në adresë të Berishës
“Pershendetje dr denoncoj sapo s’ka shume qe u nis nje avjon i vogel me mall drejt Italise. Nisja nga Tepelena. Kete vite parcelat e kanabisit nga krahu i Memaliajt drejt Buzit jane sa ç’ishin ne vitin 2016”.
Dy ditë më parë ish-kryeministri Berisha denoncoi ngritjen e një avioni me drogë në zonën Elbasan-Librazhdi. Një qytear i shkruante Berishës se, avionë të vegjël ulen dhe ngrihen çdo ditë nga fushat e mbjella me hashash.
“Narkoflota në aktivitet të plotë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Përshëndetje doktor. Në zonën Elbasan-Librazht, qëparë u ngarkua dhe nis 1 avjon. Anonim të lutem”, shkruan qytetari.
Avionët e drogës kanë filluar sërish të ulen dhe të ngrihen në Shqipëri. Por këtë herë avionët nuk ngrihen në bregdet, por në Librazhd.
Para një muaji Berisha publikoi një videoi ku avionët me drogë niseshin nga ishmi i Durrësit drejt Italisë.
Në muajin janar të këtij viti, ish-Kryeministri Berisha publikon një video ku dukej një avion me drogë që fluturonte mbi aeroportin e Kukësit.