Përgjigjja e Perez i akuzuar për pabesi ndaj Spanjës

 

Dhe, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) reagoi duke e shkarkuar Lopeteguin, për shkak se cilësoi se bëhet fjalë për një pabesi.
“Ne arritëm një marrëveshje brenda pak orësh. Një marrëveshje për të punuar bashkë pas Botërorit, duke respektuar klauzolat e kontratës së tij. Ne kemi dashur që marrëveshjen ta bëjmë shpejt para Botërorit dhe ta bëjmë transparente menjëherë duke shmangur spekulimet”.
“Nuk ka procedurë që përshkruan nënshkrimin me një menaxher pas një gare dhe kjo është interpretuar si pabesi. Nëse mendoni se kjo marrëveshje është një pabesi, atëherë mirë, ne nuk bëjmë kështu gjërat në shekullin 21. Kjo nuk është e vërtetë”.
“Ne kemi pasur një marrëveshje dhe ne kemi dashur që ta bëjmë atë transparente dhe të qartë në vetëm pak orë për të parandaluar spekulimet që do të dëmtonin kombëtaren e Spanjës.
Reagimi i Lopetegu
“Ne kemi pasur të drejtë legjitime për të arritur këtë marrëveshje. I kam thënë presidentit të federatës. Ishte një reagim krenarie nga presidenti i Spanjës”.
Kampioni aktual i Evropës, Real Madrid ka prezantuar trajnerin e ri Julen Lopetegui.
Trajneri spanjoll është prezantuar tek Real Madridi vetëm 24 orë pas shkarkimit nga Kombëtarja e Spanjës.
Por Lopetegui ka qarë në konferencën e parë për shtyp si trajner i Realit.
Ai ka thënë se shkarkimi nga Kombëtarja e Spanjës ka qenë momenti më i vështirë në jetën e tij që nga vdekja e nënës.
“Që nga vdekja e nënës sime, dje ishte dita më e trishtuar në jetën time”.
“Ishte ndër momentet më të vështira, por që Spanjës i uroj fat në Botëror”, ka thënë Lopetegui.
Por për të prezantimi te Reali është momenti më i lumtur në jetën e tij.
“Tani jam trajner i Real Madridit dhe ky është momenti më i lumtur në jetën time”, ka thënë trajneri spanjoll.
Ish-trajneri i Portës te Real Madridi do të jetë pasues i legjendës Zinedine Zidane që dha dorëheqje.