Neymar: Jam lojtari më i mirë në botë, Ronaldo dhe Messi…

Neymar thotë se ai është lojtari më i mirë në botë, por vetëm sepse Cristiano Ronaldo dhe ish-shoku i ekipit te Barcelona Lionel Messi janë nga një planet tjetër.
Ronaldo dhe Messi kanë fituar secili nga pesë Ballon d’Or, duke dominuar çmimin më të madh individual të futbollit për dekadën e fundit.
Neymar, futbollisti më i shtrenjtë i planetit pasi u ble nga PSG për 222 milionë euro gushtin e kaluar, konsiderohet si fituesi i ardhshëm i Topit të Artë.
Dhe braziliani, i cili e nis Kupën e Botës të dielën ndaj Zvicrës, pranon se është poshtë Messi dhe Ronaldo.
“Ata të dy janë nga mbi të tjerët,” shprehet Neymar për Desimpedidos.
“Mendoj se jam lojtari më i mirë i planetit – pasi Messi dhe Ronaldo janë nga një tjetër planet”.