De Gea i shpëton karrierën Karius-it, realizon gafën e Botërorit

Gafat e Loris Karius në finalen e Champions League kanë bërë xhiron e botës, por ka shumë mundësi që ato gabime të harrohen shumë shpejt pas gafës të bërë nga De Gea në ndeshjen kundër Portugalisë, duke i bdhuruar golin e dytë personal Ronaldo-s dhe të dytin portugezëve.

Del Bosque tradhton Spanjën: Ka ardhur momenti i tyre
Vicente Del Bosque, trajneri që udhëhoqi Spanjën drejt Kupës së Botë më 2010, mendon se Anglia është favorit për të fituar titullin këtë verë në Rusi. “Këtë vit do të zgjidhja Anglinë,” shprehet trajneri tashmë i tërhequr nga futbolli kur pyetet për favoritët.
“Anglia nuk ka bërë asgjë që prej 1966-ës, kështu që mendoj se ka ardhur momenti i tyre.
“Ata kanë shumë influencë nga të huajt në kampionatin e tyre por kanë lojtarë të mirë, kompetitivë, të shpejtë, shumë të fuqishëm. Dhe me kualitet. Kanë një tufë lojtarësh të mirë.
“Dhe po e them këtë pasi shpresoj të ketë një finale Spanjë-Angli.”
Anglia do ta nisë aventurën në Kupën e Botës në ndeshjen ndaj Tunizisë.

390667 TS 15 06 18 4200271421