Ballina Aktualitet “Bishti i qenit” tregon si e kanë kërcënuar: Më thanë do të...

“Bishti i qenit” tregon si e kanë kërcënuar: Më thanë do të lemë gocën me barrë!

Hervin Çuli është vënë në qendër të kritikave ditët e fundit për shkak të qëndrimit që ai ka mbajtur lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë në një status të fundit ai tregon se ka marrë qindra mesazhe kërcënuese, madje thotë që e kanë paralajmëruar se do i lënë shtatzënë vajzën gjashtë vjeçe.
Postimi i plotë:
Miq! Sot në faqen time në Facebook, por dhe në disa portale dhe ndonjë status prej karagjozi për përhershëm, jam sharë e kërcënuar nga një lukuni banaliteti. Nuk kam parë një urrejtje të këtij lloj përveçse në një kulturë tashmë e përcaktuar talebanizmi politik.
Bëra një status ironik për një djalë që foli dhe shau në protestë teatrin, shau me mllef dhe pa asnjë argument, siç ndodh rëndom sot. Kaq! Pas kësaj nuk ka fjalë që përmban arsenali i vulgut të rrugës që nuk jam sharë e kërcënuar familjarisht. Pastaj turma shpiku gjoja një kontraditë timen me aktorin Robert Ndrenika, që pasi bën like statusit tim, më ngacmon me një batutë dhe unë ia kthej siç ngacmohemi gjithmonë.
O tmerr! Pas kësaj dhe vajzën time 6 vjeçe më kanë shkruar se do ma lënë shtatzënë. Dhe përreth shoh se si kënaqen hijenat nga ky horror, qelbësira dhe karagjozë FB-je që të vetmin argëtim kanë të mallkojnë jetën e atij tjetrit që nuk është si ai. Si ka mundësi që e mbollëm farën e urrejtjes deri në masakës, o zot, ku jetojmë! O zot me kë bashkëjetojmë!

Exit mobile version