Arben Derhemi: Nuk do të lemë të preket asnjë centimetër tokë e Teatrit Kombëtar

Aktori Arben Derhemi ka deklaruar në takimin për Teatrin se nuk do të lejohet që të preket edhe një centimetër tokë nga prona e Teatrit. Derhemi ka thënë se do ta mbrojnë Teatrin.
Aktori Arben Derhemi ka degjeneruar drejtorin e Teatrit Hervin Çuli teksa ka qenë në diskutim te takimi me Erion Veliaj.
Derhemi tha se diskutimi i tij me Veliajn fillon në momentin kur të vendoset që Teatri nuk do të prishet. Atëherë tha ai do të mund që të flasim edhe për ndonjë drekë dhe ndonjë gotë vere.
Ai ka ironizuar Çulin duke thënë se ai ka qejf verën.
Derhemi: Keni ardhur sot nuk e di pse, shpresoj të jeni krah nesh. Ju të ministrisë na e keni lënë ministrinë pa punë. Teatri Kombëear ka 73 vjet që funskionon dhe nuk ka çeduar në asnjë moment, këtë e them me bindje të plotë.
Nuk është e vërtetë çështja e azbestit, betoni është trefishuar në fortësi, druri i sipërm ka 00000000000.2 lagështirë, po ta them me bindje të plotë, që edhe po nuk u u mirëmbajt, siç është bërë deri më sot ka dhe shumë vite jetë.
Drejtori i Teatrit ka futur një lloj druri me probleme, dhe nuk gjen dot një motorsekë që ta presë. Ai është vend i shenjtë dhe ai nuk do të cënohet, pasi aty fillon dhe mbaron konsensusi me ne.
Kur të mos cënohet Teatri ne mund të rrimë dhe të hamë ndonjë drekë, të pimë dhe ndonjë gotë vere meqë e kemi me qejf që të dy. Marrim dhe drejtorin e Teatrit se ai e ka dhe më shumë qejf.
Sa për tironsit, tironsit duhet të kenë një identitet. Kullat 40 katëshe dhe 60 katëshe, janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni.