Trump nominohet për çmimin Nobel për Paqe

US President Donald Trump speaks during a meeting with NATO Secretary General Jens Stoltenberg in the Oval Office of the White House in Washington, DC, May 17, 2018. (Photo by SAUL LOEB / AFP) (Photo credit should read SAUL LOEB/AFP/Getty Images)

Presidenti Donald Trump është propozuar ditën e sotme për Çmimin Nobel të Paqes për punën e tij në arritjen e një marrëveshje për të punuar drejt de-nuklearizimit të gadishullit Korean, raporton The Detroit News.
Udhëheqësi i Uashingtonit u propozua nga dy anëtarë të Partisë Progresiste qeverisëse të Norvegjisë, sipas transmetuesit shtetëror NRK.
Afati për çmimin e këtij viti u miratua në janar, prandaj ky emërim do ta bënte atë të drejtë për vitin e ardhshëm.
Nominimet për çmimin më të lakmuar në botë janë të hapura për ligjvënësit, akademikët dhe studiuesit nga e gjithë bota. Komiteti Nobel në Oslo zakonisht merr qindra nominime çdo vit, dhe kandidatët e së kaluarës kanë përfshirë edhe Presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-udhëheqësin kuban Fidel Castro. Një rekord prej 330 personash u nominua këtë vit.
Ndërsa komiteti norvegjez i Nobelit emërohet nga parlamenti, vendimet e tij janë të pavarura. Trump u propozua nga dy anëtarë të krahut të djathtë të Partisë së Progresit të Norvegjisë, e cila avokon për imigrim të kufizuar dhe taksa më të ulëta.
“Ajo që po ndodh tani është historike”, i tha NRK Per-Willy Amundsen, anëtar i Partisë së Progresit. “Procesi po zhvillohet për të siguruar paqen botërore në të ardhmen. Është një proces i brishtë, por sigurisht që duhet të bëjmë atë që mundemi për të ndihmuar këtë proces të sjellë rezultate të mira”.

trump kim