Të rinjtë rrethojnë zyrën e Xhafajt: Protesta deri në rrëzimin e qeverisë

Protesta e të rinjve të Të rinjtë e FRPD dhe LRI, ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme përpara Ministrisë së Brendshme. Me pankarta në duar të rinjtë kanë rrethuar ministrinë e Brendshme dhe kanë kërkuar largimin e kreut të këtij institucioni, Fatmir Xhafaj.
Edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar surprizat e të rinjve, të cilët kanë improvizuar takimet e Ramës me qytetarët.auto Screenshot 81528909523
Me fotografitë e Ramës, Xhafës, Agronit, të rinjtë opozitarë kanë zhvilluar dialog mes tyre, duke denoncuar të gjitha skandalet që ndodhin në vendin tonë.
Në fjalën e tij kreu i FRPD, Belind Këlliçi theksoi, se krimi dhe droga,. Janë arsyeja se përse Evropa nuk e pranon Shqipërinë.
Ai theksoi se aksioni rinor do të vazhdojë deri në largimin e plotë të qeverisë së inkriminuar.
“Ja pra kjo eshte llogaridhenia e Rames. Edi Rama e beri me krimin marrveshjen dhe natyrisht me ata e ka dhe llogaridhenien. Qytetaret i perdor vetem per vota dhe shoë.
Kjo eshte arsyeja perse Europa po e refuzon Shqiperine. Asnje vend demokratik nuk mund te pranoje te kete partner nje trafikant droge, nje kriminel, nje te korruptuar.
Ministri yne i brendshem qe lufton gjoja krimin, mbron vellain e tij te denuar per trafik droge, ia fsheh ate drejtesise. Nje minister i brendshem qe lufton trafikun nuk ia ve ne dispozicion te vellait policine per trafik droge ndersa ish ministri nuk u jep makinen e tij trafikanteve.

Me dhjetra punonjes policie ka te perfshire ne trafik droge. Drejtues policie jane ne kerkim per trafik droge. Prandaj i shikoni qe u versulen si bisha protestuesve qe denoncojne drogen dhe krimin. E pate si dhunuan kryeredaktorin e RD, si grisen banderolat e FRPD, si i futen duart ne fyt kryetarit te FRPD Shkoder, si po procedojne cdo dite te rinjte. Po nuk na trembin dot. Ne duam lirine, demokracine, Shqiperine si e gjithe Europa. Ata duan shefat e tyre qe ta mbajne peng Shqiperine.
Ta shnderrojne ate ne hambarin e hashashit, ne laboratorin e kokaines dhe heroines, ne vendin ku lulezon krimi e korrupsioni.
Te rinjte ne 90 rrezuan diktaturen komuniste, sot eshte koha jone te rrezojme diktaturen e krimit dhe droges.
Me Fatmir Xhafen e Sajmir Tahirin s’ka Europe. Pergjegjes per kete eshte vetem Edi Rama. Ndaj dhe sot kemi vendosur ta debojme perfundimisht Edi Ramen nga Shqiperia”, u shpreh Këlliçi.

11p