Ballina Editorial Nga oligarkët tek kriminelët, 5 grupet kryesore të sektit Rama në PS

Nga oligarkët tek kriminelët, 5 grupet kryesore të sektit Rama në PS

Nga Kastriot ISLAMI

PPSH feston 77 vjetorin e themelimit të saj; në fakt PPSH nuk ekziston më sepse është transformuar në PSSH dhe në Sekte të Rilindjes.
PSSH feston 27 vjetorin e ndryshimit të emrit nga PPSH në PSSH; edhe PSSH ka pushuar realisht së ekzistuari sepse ajo është shndërruar në Sekt të Rilindjes.
SEKTI RAMA feston 13 vjetorin e krijimit të tij nga PSSH kur në krye të Sektit të Rilindjes erdhi në 2005 Edi Rama.
SEKTI RAMA feston 5 vjetorin e ardhjes në pushtet në vitin 2013.
Kurse Rama ka qenë 11 në krye të Bashkisë së Tiranës(2000-2011), 5 vjet në krye të Qeverisë (2013-2018) dhe 13 vjet në krye të Sektit të Rilindjes(2005-2018).
TIPARET E SEKTIT RAMA
Rilindja është një organizim SEKTAR. Rilindja s’është ideologjikisht socialiste. Ajo s’është klasikisht politike. Ajo s’përfaqëson interesat e qytetarëve dhe të publikut. nRilindja është përfaqësuese e interesave të një grupi të ngushtë individësh që “partinë” dhe qeverinë e dalë prej saj përmes interesave të korrupsionit, të lidhjeve me krimin e kriminelët e trafiqet e trafikantët, duke aplikuar të gjithë metodat sektare dhe mënyrat perverse të mashtrimit e gënjeshtrave. Rilindja s’është transparente sepse bazohet në demagogji, mashtrim, gënjeshtra. Rilindja është arrogante, cinike, fyese, banale. Qeverisja e Rilindjes s’është qeverisje demokratike përderisa drejtohet nga një kupolë oligarkike, kriminale e klienteliste që përfaqëson vetëm interesat e një pakice, të kupolës së sja drejtuese. Parimet e ndërtimit, strukturimit dhe drejtimit të saj janë tipike të një SEKTI, prandaj shkurtimisht ajo mund të cilësohet një QEVERISJE SEKTARE apo QEVERISJE e një SEKTI. Struktura e këtij SEKTI përcaktohet nga 3-shtresa dhe 5-Grupe.

3-SHTRESAT KRYESORE TË SEKTIT RAMA
I) SHTRESA e “TRASHËGIMTARËVE DHE PINJOLLËVE”: Konkretisht bëhet fjalë për rikthim të trashëgimisë së kaluar përmes zotërimit të disa posteve kyçe e të larta drejtuese nga ish-përfaqësues të lartë e të mesëm (ndoshta të paimplikuar drejtpërdrejtë në “mëkatet” e ish regjimit) të nomeklaturës komuniste, dhe vendosje në pozicione të rëndësishme drejtuese të pinjollëve të ish-nomeklaturës shumë të lartë të regjimit të kaluar; përmes kësaj përbërjeje SEKTI synon të ruajë dhe forcojë strukturën e përfaqsimit të ngritur për 50 vjet e mbi të gjitha do të shërbente edhe për “rilindjen” e praktikave e sjelljeve autoritare por në forma të reja dhe të maskuara me veshje demokratike-perëndimore.
II) SHTRESA e “INTERESAVE OLIGARKIKE E BANDITESKE”: në aspektin ekonomik e financiar, bëhet fjalë për strukturimin e interesave oligarkike dhe ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale. Kjo përbërëse garanton lidhjen e Sektit më krimin dhe kriminelët, me trafiqet dhe trafikanët dhe me biznesmenët e manjatët. Kjo përbërëse do ti duhej SEKTIT për ta garantuar sponsorizimin financiar dhe garantuar prioritetin pasuror e financiar ndaj kundërshtarëve të brendshëm e të jashtëm, por edhe për të pasur në veprim në çdo moment “shtetin paralel” të të fortëve që veprojnë për të blerë votat, kërcënuar votuesit dhe frikësuar kundërshtarët politikë e ekonomikë si dhe opozitën.

III) SHTRESA E MJAFTISTËVE DHE G99-shave: në aspektin etiketës/reklamës, por mbi të gjitha në funksion të krijimit të një “rezervuari” për furnizimin e qeverisë e të administratës publike me burime njerëzore janë përdorur individët atipikë të ish-Mjaft e G99. Kjo përbërëse i ka shërbyer SEKTIT për tu shfaqur “modern e bashkëkohor” në sytë e ndërkombëtarëve dhe për tju shitur atyre si “antikomunist” e me prirje liberale e deri perverse. Anëtarë të kësaj shtese gradualisht po zotërojnë postet drejtuese të Rilindjes, të qeverisë së dalë prej saj dhe po marrin drejtimin e bashkive kryesore të vendit.
5-GRUPET KRYESORE TË SEKTIT RAMA
1) POLITIKANE TE KORRUPTUAR me pasuri të dyshimta që kontrollojnë Rilindjen, kuvendin, institucionet kryesore kushtetuese ose në përgjithësi shtetin, biznesin privat, median, gjyqësorin, shoqërinë civile e tjerë;
2) BIZNESMENE TE PASURUAR NE MENYRE TE PALIGJSHME DHE/OSE KLIENTELISTE me leje ndërtimi, përmes privatizimit të aseteve publike, me pronat e fondet publike, përmes koncesnioneve e PPP-ve në lidhje të ngushtë klienteliste, korruptive e shouesh kriminale me politikanët-oligarkë;
3) PËRFAQSUES KLIENTELISTE TË MEDIAS, apo siç quhen ndryshe MANJATË TË MEDIAS, aktivë në politikë, që kanë ngritur perandoritë e tyre mediatike apo janë pasuruar përmes bizneseve përfituese të pronave e fondeve publike dhe përmes lidhjeve klienteliste me politikanët oligarkë;

4) ISH-ZYRTARË TË LARTË, të pasuruar nga përfitimet në poste lukrative të tilla si agjencitë e privatizimit, dogana, tatime, prokurori, sistem gjyqësor, polici, e tjerë; një pjesë e të cilëve as vitit 2005 me ardhjen e Ramës në krye të Rilindjes, janë bërë deputetë, kryetarë të bashkive, drejtues në poste kyçe të administratës publike ose janë përfitues kryesor të fondeve publike, koncensioneve dhe PPP-ve.
5) INDIVIDË ME REKORDE KRIMINALE, të konsideruar si ‘material’ lidhës i amalgamës oligarkike, që kanë kryer krime të tmerrshme në vendet perëndimore. Pas vitit 2005 e në vijim një pjesë e madhe e tyre janë bërë deputetë, kryetar të bashkive dhe drejtues në poste kyçe të administratës publike.
Shënim: Kjo strukturë dhe përbërje shpjegon gjithçka. Blerjen e votave. Kërcënimin e votuesve. Lidhjen e shtetit me krimin, me klanet mafioze, me sjelljet perverse.
Drejtimin korruptiv dhe klientelist. Lidhjen korruptive shtet-krim-biznes-media. Të gjithë emërimet tipike sektare. Mbrojtjen që i bëhet aëntarëve të kupolës dhe pastrimin permanent nga kundërshtarët. Goditjen dhe eleminimin e kundërshtarëve politikë. Lidhjet dhe marrëdhëniet e kompromentuara më zyrtarë të lartë dhe/ose përfaqësues të vendeve apo institucioneve ndërkombëtare…
/syri.net/

Exit mobile version