Ironia me kryeministrin/ “Moisi Habilaj i drejtohet Ramës: Kujdes me Tahirin se do flasim dhe për ty”!

Gjatë protestës pasditen e sotme përpara Ministrisë së Brendshme të rinjtë e FRPD dhe LRI ironizuan llogaridhërien publike të kryeministrit Edi Rama në takimet me qytetarët në gjithë vendin, duke e cilësuar si “Llogaridhenie publike e Narkoshtetit”.
Ata inskenuar një takim të tillë me maska, duke zhvilluar një dialog ironizues me fytyrat e kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe krerëve të grupeve të narkotrafikut.
Ironizimi me debatet nga Llogaridhenia e Ramës:
“Moisi Habilaj pyet Ramën”: Ore kujdes me Tahirin se do flasim dhe për ty!
“Edi Rama”: Jo o vella se Sajmiri eshte miku im, ministri me i mire qe ka pasur Shqiperia. Ka rritur prodhimin bujqesor me shume se cdo minister bujqesie ne kete vend.
“Agron Xhafa”: O vella fol me keta Italianet se e kane shtrenguar shume, s’po kalojme dot asgje.
“Edi Rama”: Pa merak o pasha. Do flas une me miqte tane. Policia eshte ne sherbimin tend. Po qe nevoja e kalojme barin dhe me mjete te policise. Fatmir merr masa se na duhen leke se po afrohen zgjedhjet.
“Fatmir Xhafa”: Shefo po keta te opozites me jane qepur keq.

“Edi Rama”: nuk kemi ne njerez per te leshuar ne gojen e opozites. Vazhdo i qete. Cna duhet Europa ne kur s’bejme dot me leke e as nuk blejme vota?
“Nje qytetar”: z. kryeminister ate shendetesine falas qe premtove?
“Vangjush Dako”: Pusho ore se ke marre leket per ate voten tende. Dashke dhe shendetesi ti.
“Qytetar tjeter”: Sa e shitet testin e letersise?
“Lindita Nikolla”: Cfare jane keto akuza te kesaj opozite qe s’po na le me punu te qete, testin nuk e nxorrem ne, ai doli vete.
“Arben Ahmetaj”: Shyqyr nuk u kujtuan per inceneratoret e mi. Pare e madhe aty. E hengren dhe ate punen e punesimeve.
“Damian Gjiknuri”: As per energjine s’thane gje shyqyr. Se u thame do ua ulim dhe jo vetem ua rritem cmimin, por s’ka as drita.

auto Screenshot 81528909523