Taksë në Rrugën e Kombit? Alibeaj: Nëse vendoset tarifa e reduktuar, Rama do të largohet!

Vendosja e tarifës së reduktuar në “Rrugën e Kombit” ka revoltuar sërsih qytetarët e Kukësit, të cilët janë shprehur se nuk do të pranojnë asnjë lloj tarife.
Në lidhje me këtë janë pyetur edhe dy deputetë e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, të cilët nga Kukësi kanë dhënë mesazhin e qartë se PD do të përdor të gjitha mjetet për ta ndaluar.
Alibeaj në fjalën e tij tha se kuksiant të cilët preken më së shumti nga tarfia e rrugës së Kombit, kanë folur mjaftushëm, pa ngjyrime politike.
“Nuk është dëshirë, nuk është forcë për të kundërshtuar, një pushtet të cilët këta njerëz dhe ky vend nuk e do, është thjesht një konkluzion të cilët kanë arritur tek fakti që nuk munden dhe nuk kanë”, tha Alibeaj.
I pyetur nga FaxNews nëse do të rivendoset tarifa e reduktuar në këtë rrugë Alibeaj tha se PD qëndrim të prerë; Jo taksë në Rrugën e Kombit. Nëse do të bëjnë këtë gjë besojë që do të krijojnë kontradiksionin më të madhë logjikë dhe absurd, sepse njerzit janë në burg, sot kukësianët janë në burg. Nëse Edi Rama vendos një tarfië të reduktuar si fillim duhet të parnojë fajsinë për këta njerëz që gjenden në burg”, u shpreh ai.
Gjithashtu Alibeaj paralajmëroi se qendrimi i opozitës do të vazhodjë me të gjitha mjetet dhe format, nëse vendos tarifa të reduktuara jo vetëm për kuksiant por për të gjithë shqiptarët, Rama do të largohet.
Të njëtën gjë ka paralajmëruar edhe Ervin Salijani i cili thotë se nuk do të lejohet vendosja e tarifës në këtë rrugë.