Ballina Sport Spanjë-Portugali, De Gea: E kemi studiuar mirë Cristiano Ronaldon!

Spanjë-Portugali, De Gea: E kemi studiuar mirë Cristiano Ronaldon!

David de Gea ka theksuar se Spanja e ka studiuar shumë mirë Cristiano Ronaldon para ndeshjes së saj hapëse kundër Portugalisë në Kupën e Botës këtë javë.
Derisa Spanja po përgatitet për t’u përballur me Portugalinë në ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës, numri një i portës së saj, De Gea, nënvizoi se “Furia e Kuqe” i ka bërë detyrat e shtëpisë për njeriun e rrezikshëm, Cristiano Ronaldon, transmeton Gazeta Express.
Ai beson se ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme.
“Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme dhe për më tepër kur luhet kundër një rivali të fortë dhe komplikuar si Portugalia”, tha De Gea.
Ai thotë se të gjithë e dinë se Cristiano është ndër më të mirët në botë.
“Cristiano Ronaldon e kemi studiuar mirë, dhe të gjithë e dinë se ai është ndër më të mirët në botë”, shtoi ai.
“Pas tij qëndron një ekip i madh, ata janë kampionë të Evropës dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”, theksoi ai.
Ndërkohë, Keylor Navas ka pohuar se e ka përkrahjen e tifozëve të Real Madridit duke e theksuar qëllimin e tij për t’i dhënë fund karrierës në “Santiago Bernabeu”.
Përfaqësuesi i Kosta Rikës ka qenë zgjedhja e parë në portën e Real Madridit në tri sezonet e fundit, duke i ndihmuar skuadrës së Zinedine Zidane t’i fitojë tre tituj me radhë në Ligën e Kampionëve, si dhe La Ligën në sezonin 2016-17.
Largimi i Zidane në fund të këtij sezoni ka hedhur dyshime në të ardhmen e Navasit, megjithatë portieri ka thënë për të përditshmen spanjoll “Marca” se e ka përkrahjen e tifozëve për të qëndruar në klub.

Exit mobile version