Shakaja e Trump me mediat para drekës me Kim: A dukemi simpatik dhe të dobët? Reagimi i Kim…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong-un nënshkruan sot marrëveshjen historike mes dy vendeve.
Ndërsa premtohet për denuklearizimin dhe në këmbim heqje sanksionesh ndaj Koresë së Veriut, në ditën historike të takimit Donald Trump-Kim Jong-un ka pasur edhe momente që kanë shkaktuar ilaritet.
E tillë është edhe një video e shpërndarë nga Reuters, ku shfaqen pamje nga dreka e punës mes dy delegacioneve.
Ende pa u ulur në tavolinën ku do të drekohej, Presidenti amerikan i drejtohet medias me shaka: “Më qëllim që të bëjmë një foto të bukur të gjithë, a dukemi të pashëm dhe të dobët?”
Dikush nga media i përgjigjet: “Dukeni bukur”.
“Perfekt”, – reagon sërish Trump.
Nga ana e Presidentit të Koresë së Veriut nuk duket i njëjti entuziazëm për shakanë e përcjellë. Ai shfaqet me një pamje të ngurtë, dhe me një buzeqeshje të ngrirë nga pjesa e delegacionit që e shoqëron.