Ronaldo: Unë e Messi jemi të kërcënuar nga Mo Salah

Cristiano Ronaldo beson se Mo Salah mund të jetë një kandidat për fitimin e “Topit të Artë”, një trofe për të cilin ylli portugez dhe Lionel Messi kanë dominuar për më shumë se një dekadë. Kaka në vitin 2007 ishte i fundit kur dikush tjetër fitoi çmimin, por Ronaldo pranoi se Salah me 44 golat e shënuar këtë sezon me Liverpool e evidenton atë si një kërcënim të madh.
“Mo Salah ka qenë një prej zbulimeve të këtij viti. Shumë njerëz flasin për betejën Cristiano Ronaldo-Messi por ka edhe futbollistë të tjerë që kanë shanset për të hyrë në garën për “Topin e Artë”. Egjiptiani është njëri prej tyre. Shpresoj që dëmtimi i tij në finalen e Kiev të mos e mbajë jashtë Botërorit”, deklaroi 33-vjeçari.

Vidal: “S’kam frikë nga Messi, do ta mposht sërish!
Në një intervistë për kanalin brazilian në Youtube, ‘Pilhado’, Arturo Vidal ndër të tjera ka folur për dëshirën e tij që një ditë të luajë për skuadrën e Flamengos, për shkak të tifozëve që ka. Gjithsesi, pjesa më e madhe e intervistës dhe deklaratës së kilenit është fokusuar te ylli i Argjentinës dhe Barcelonës, Messi dhe dy finalet e fituara kundër bardhekaltërve në Kupën e Amerikës 2015 dhe 2016.
“Nuk kam frikë nga Messi, por duhet të pyesni atë nëse ishte i trembur. Kam fituar të gjitha finalet në të cilat jemi përballur dhe nëse do të ndeshemi sërish, do të fitoj unë. Ishtë një kënaqësi, gëzim i madh të fitonim Kupën e Amerikës. Për kilenët nuk është e lehtë të arrish në finale dhe ta fitosh atë. Për më tepër kundër Argjentinës, por arritëm të fitonim dy kupa”, deklaroi Vidal.